Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

8 lojtarë u abuzuan se*sualisht nga trajneri pedofil/ Çfarë ndodhi me gjyqin ndaj Man. City-t?

8 lojtarë u abuzuan se*sualisht nga trajneri pedofil/ Çfarë

Klubi i Manchester City-t është tronditur nga një padi e ngritur nga 8 burra, të cilët akuzuan trajnerin e tyre Barry Bennell se i ka ngacmuar seksualisht 30 vjet më parë.

Megjithatë, Gjyqi u konkludua me humbjen e këtyre të cilët pandehnin se gisht kishte edhe klubi.

Akuzuesit, që sot janë të moshës 40-50 vjeç, thanë se Bennel abuzoi me ta kur drejtonte Anglinë veriperëndimore midis 1979 dhe 1985.

Ata pretenduan se Bennell, i cili u bë trajner në Crewe Alexandra në 1985, ishte skaut i Cityt në kohën e abuzimit dhe për shkak se marrëdhënia midis Bennell dhe City ishte ‘një marrëdhënie punësimi ose e ngjashme me punësimin’, klubi ishte përgjegjës për dëmin që pësuan.

Akuzuesit kërkonin kështu dëmshpërblime për lëndime psikiatrike, ndërsa gjashtë u përpoqën gjithashtu të padisnin për humbjen e të ardhurave nga futbolli.

Por gjykatësi këtë mëngjes vendosi në favor të Cityt, me grupin që tani është vendosur të apelojë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore