Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

5.5 milionë paund, Ronaldo tregon super jahtin që i ka bërë dhuratë vetes (FOTO)

5.5 milionë paund, Ronaldo tregon super jahtin që i ka bërë

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër triumf, pas suksesit të Juventusit në Serinë A. Ylli portugez ka blerë jahtin me çmim marramendës dhe aty po kalon pushimet së bashku me familjen.

Fotografitë mahnitëse të postuara nga Ronaldo dhe e dashura e tij Gerogina, na treguan nje pjesë të pamje së mrekullueshme të mjetit lundrues.

Së fundi, ata na kanë përshëndetur nga bordi i një jahti ekskluziv dhe luksoz që kushton 5.5 milionë paund. Kjo është “lodra” e re e sulmuesit 35-vjeçar të Juventusit. Futbollisti ka bërë të vetin një jaht të firmës italiane “Azimut”, me gjatësi 27 metra.

Ky jaht, ndër lehtësitë e tjera, ka një nga karakteristikat më të lakmueshme në sektorin detar: një suitë me xham panoramik, që lejon pamje spektakolare dhe unike të detit. Në brendësi të tij janë katër suita dyshe për pasagjerë dhe dy kabina të tjera për ekuipazhin.

Gjithashtu, funksionojnë shtatë banjo në të tria nivelet (katet) e mjetit lundrues. Por, nëse zona më intime është e pakonkurueshme, e tillë konsiderohet edhe pjesa e jashtme, me një dizajn modern dhe linjë aerodinamike, që e lejon jahtin të lundrojë me një shpejtësi maksimale prej 28 miljesh.

5.5 milionë paund, Ronaldo tregon super jahtin që i ka bërë

5.5 milionë paund, Ronaldo tregon super jahtin që i ka bërë

5.5 milionë paund, Ronaldo tregon super jahtin që i ka bërë

5.5 milionë paund, Ronaldo tregon super jahtin që i ka bërë

5.5 milionë paund, Ronaldo tregon super jahtin që i ka bërë

5.5 milionë paund, Ronaldo tregon super jahtin që i ka bërë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore