Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

54 vjeç, Mike Tyson i rikhehet ringut, ndeshja e "Legjendave" me Roy Jones

54 vjeç, Mike Tyson i rikhehet ringut, ndeshja e "Legjendave"

Ish-kampioni i peshave të rënda, Mike Tyson do të luftojë në një ndeshje në fund të këtij muaji. Tyson do të takohet me Roy Jones në një ndeshje jozyrtare me 8 raunde më 28 nëntor në Dignity Health Sports Park në Los Angeles.

Vendimi për të rifilluar stërvitjen rigoroze të boksit dhe veshjen e dorezave duket se do të jetë pjesë e sipërmarrjes së planifikuar të Tyson "Legends Only", në të cilën ai shpreson të bindë yjet e dikurshëm të sporteve të ndryshme qw të kthehen në qendër të vëmendjes.

"Unë kisha aq shumë atletë që më kwrkuan që të përfshihen me [Vetëm Legjendat]", tha Tyson për ABC News.

"Ju keni Jerry Rice, [Joe] Montana. Dëgjoni, ka kaq shumë njerëz që duan të bëjnë pjesw".

54-vjeçari e përfundoi karrierën e tij me 50 fitore dhe gjashtë humbje. Nga 50 fitoret e tij, Tyson fitoi 44 prej tyre me nokaut.

Me fitoren e tij ndaj Trevor Berbick në vitin 1986, Tyson 20-vjeçar u bë kampioni më i ri botëror në pesha të rënda në histori.

Tyson u pezullua për një kohë të pacaktuar nga boksi pasi i kafshoi veshin Evander Holyfield në një ndeshje në qershor të vitit 1997. Tyson rifitoi licencën e tij pas një viti pas një vendimi të gjykatës.

Ndwrsa rekordi i 51-vjeçarit Jones aktualisht qëndron në 66 fitore dhe nëntë humbje ndërsa lufta e tij e fundit ishte dy vjet më parë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore