Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

2 gola për 3 minuta/ Atalanta e Gjimshitit nuk ia del, PSG fitore dramatike në minutat shtesë

2 gola për 3 minuta/ Atalanta e Gjimshitit nuk ia del, PSG fitore dramatike

PSG është skuadra e parë që ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për këtë sezon, falë një fitore të "çmendur" ndaj Atalantës në Lisbonë, duke e përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2:1 në minutat e fundit të ndeshjes.

Ekipi i Gjimshitit po kryesonte deri në fund të ndeshjes,  por francezët kanë përmbysur rezultatin në minutat në kohën shtesë, duke shënuar 2 gola në 3 minuta.

Përmbysja e rezultatit

Në “Da Luz” Atalanta dominoi në fraksionin e parë, teksa do të gjente një gol fantastik në minutën e 27-të me Pasalic.  Në pjesën e dytë, skuadra franceze aktivizoi edhe Mbappe, por as sulmuesi francez nuk mundi që të evitonte humbjen. Ai humbi dy mundësi të mira shënimi, ashtu si Neymar, i cili nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë.

Kur dukej se gjithçka ishte e mbyllur, do të vinte përmbysja e çmendur. Pas një aksioni të gjatë, Marquinhos është në vendin dhe në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga Caldara. 3 minuta më pas Eric Choupo-Moting merr një pasim të artë me portën e boshatisur, vetëm për ta shtyrë topin në fundin e rrjetës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore