Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

120 minuta vuajtje, Bajern fiton superkupën e Europës

120 minuta vuajtje, Bajern fiton superkupën e Europës

Një tjetër trofe për Bajern Mynih. Gjermanët kanë vuajtur në finalen e superkupës së Europës ndaj spanjollëve të Seviljas, pasi i është dashur të luajë dhe të vuajë për 120 minuta.

Sfida e luajtur në stadiumin Pushkash të Hungarisë u prit me interes, edhe pse analistë të shumtë mendonin se gjermanët mund ta kishin të lehtë ndaj Seviljas, fituesja e Kupës Europa League.

Por goli i parë erdhi pikërisht nga spanjollët në minutën e 13-të nga pika e bardhë e penalltisë nga  Ocampos. Baverezët patën disa raste por barazimin e arritën në minutën e 34-t me anë të Goretzka.

Pjesa e dytë qe tragjike për bavarezët, pasi dy herë iu anuluan golat për shkak të pozicionit jashtë loje dhe faullit, një të shënuar nga Levandovski. N

ë minutën e 85-të Sevilja pati një rast të artë për kaluar në avantazh dhe për t'i dhënë mbase goditjen fatale bavarezëve me anë të  Youssef, por Nojer tregon veten se është portieri më i mirë në botë. Ndeshja shkon në shtesë dhe aty vendoset fati i ndeshjes në minutën e 104-t me anë të Havi Martinez, duke bërë që rezultati të mbesë 2-1 për bavarezët.

Tashmë Bajerni merr trofeun e katërt  kampionatin, kupën e Gjermanisë, Champions League dhe së fundmi Superkupën e  Europës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore