Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

101 gola për Portugalinë, por Shqipërisë Ronaldo nuk i ka shënuar asnjëherë në 4 ndeshje

101 gola për Portugalinë, por Shqipërisë Ronaldo nuk i ka

Cristiano Ronaldo është padyshim një prej lojtarëve më të mirë i të gjitha kohërave dhe këtë e tregojnë shifrat. 

Mbrëmë, ai arriti të shkruajë një tjetër rekord historik, duke shënuar golin e 101 për kombëtaren e Portugalisë, duke e bërë kështu lojtarin e dytë në histori që ka arritur shifrën e 100 golave. 

Megjithatë janë 5 ekipe të cilave Ronaldo nuk i ka shënuar asnjëherë, mes tyre edhe Shqipëria.

Ndaj Shqipërisë Ronaldo është përballur 4 herë, 2 herë në Portugali dhe 2 herë në Elbasan.

Shqipëria madje në njërën prej tyre ka arritur ta mposhtë Portugalinë në Lisbonë, 0-1 me gol të Bekim Balajt. Kurse Portugalia na ka mposhtur në 3 të tjerat, 5-3 në vitin 2003, 1-2 më 2009 në Tiranë, dhe 0-1 më 2015 në Elbasan.

Brazili, Anglia, Franca dhe Gjermania janë ekipet e tjera që ai nuk i ka shënuar ende. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore