Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Shëndeti

Zbulimi i shkencëtarëve që mund të shpëtojë shumë persona nga infarkti

Zbulimi i shkencëtarëve që mund të shpëtojë

Sytë e një pacienti që ka probleme me zemrën mund t’u tregojnë doktorëve se sa gjatë mund të jetojë ky person. Është ky përfundimi i një studimi të fundit.

Kërkuesit zbuluan se pacientët me bebe të madhe syri kanë më shumë mundësi t’i mbijetojnë infarktit në zemër dhe të qëndrojnë larg spitaleve. Gjithsej në studim u morën 870 pacientë, të cilët ishin hospitalizuar për probleme të ndryshme me zemrën.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe, ata me bebe të madhe dhe ata me bebe të vogël syri.

Studimi, i cili u botua në Shoqërinë Europiane të Kardiologjisë, zbuloi se njerëzit me bebe të vogël kanë dyfish më shumë mundësi që të ndërrojnë jetë për shkak të infarktit. 47 për qind e pacientëve me bebe të vogël syri u shtruan për së dyti në spital.

“Rezultatet tona tregojnë se zona e bebes është një mënyrë e re për të identifikuar pacientët me probleme në zemër dhe për të vlerësuar riskun e tyre të vdekjes ose rishtrimin në spital”, tha Kohei Nozaki, drejtuesi i këtij projekti.

Infarkti në zemër i merr jetën shumë njerëzve në të gjithë botën. Është një gjendje kërcënuese në të cilën zemra nuk është pompon mjaftueshëm gjak për nevojat e trupit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore