Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Shëndeti

Studimi: Dy gjene përgjegjëse për cirozën tek ata që pinë alkool

Studimi: Dy gjene përgjegjëse për cirozën tek ata që

Një studim ndërkombëtar i udhëhequr nga kërkues në Glasgow ka zbuluar dy gjene të cilat duket se ndikojnë në prirjen e organizmit për të zhvilluar ose jo sëmundje të mëlçisë të lidhura me alkoolin. Studimi, bazuar në kampionet e AND-së së rreth  40,000 pacientëve nga Britania e Madhe dhe Europa, identifikoi një gjen të shoqëruar me një rrezik më të ulët të shfaqjes së cirozës, dhe një tjetër që i korrespondon një predispozite të shtuar për këtë sëmundje.

 Deri më tani, dihet pak për ndonjë bazë gjenetike të kësaj situate shëndetësore. Deri më sot nuk ka shërim për cirozën, por studiuesit besojnë se gjetjet e tyre mund t'i hapin rrugën trajtimeve të reja dhe diagnostifikimit të hershëm.

Dr Hamish Innes, epidemiolog dhe biostatisticien në Universitetin Glasgow Caledonian i cili drejtoi studimin me kolegët në Gjermani, tha se “ kanë të kuptojmë më mirë përse disa persona që konsumojnë shumë alkool bëjnë cirozë të mëlçisë, e disa të tjerë jo”.

"Për një kohë të gjatë ne e kemi menduar se faktorët genetikë luajnë një rol, por gjenet specifike të përfshira në këtë mes, ishin një mister i plotë," u shpreh ai. Ciroza njihet si vrasësi i heshtur sepse simptomat e saj nuk janë të dukshme derisa mëlçia dëmtohet rëndë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore