Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Shëndeti

Shkencëtarët japin lajmin e mirë, del ilaçi që ndalon gërhitjen

Shkencëtarët japin lajmin e mirë, del ilaçi që ndalon

Një lajm i mirë vjen nga shëndetësia, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një pilulë që mund të ndalojë gërhitjen gjatë natës.

Tableta e re lehtëson simptomat e "apnesë obstruktive të gjumit (OSA)" - e cila prek miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar gërhitje të mëdha dhe, ndonjëherë, ndërprerje të frymëmarrjes.

Rezultatet fillestare nga provat klinike sugjerojnë se pilula e marrë para gjumit mund t'i lehtësojë këto probleme deri në 74 përqind.

Tableta e re, e quajtur aktualisht me kodin AD109, përmban dy ilaçe ekzistuese.

E para, atomoxetine, ekziston për gati 20 vjet, dhe noradrenalinë.

Çfarë është gërhitja

Gërhitja është zëri që del gjatë frymëmarrjes së personit kur ai është në gjumë. Ky zë dridh qiellzën e lart dhe gjuhën e vogël. Kuptimi i fjalës Apnes është ndalimi frymëmarrjes. Fatkeqësisht gërhitja shihet më shumë tek burrat se tek gratë.

Nëse tek personi ka ndonjë element që shkakton bllokimin e hundës, gojës apo të mushkërive atëherë mund të ndikojë në zhvillimin e Apnesit të gjumit.

Brenda problemeve të hundës hyjnë të gjitha llojet e alergjive dhe tharja e cila shkaktohet në fyt nga soba me dru. Në mes të faktorëve që bllokojnë fytin janë bajamet e mëdha, niveli i lartë i indeve yndyrorë dhe rritja e disa indeve të përziera pas fytit. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore