Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Shëndeti

Mund të ndodhë që syri jonë shpeh herë të 'pulsojë'/Pse ndodh kjo dhe si mund ta ndaloni...

Mund të ndodhë që syri jonë shpeh herë të

Shpesh ndodh që syri pulson dhe shkakton një ndjesi tepër irrituese, por fatmirësisht dridhja nuk është e dhimbshme dhe shumë rrallë mund të paralajmërojë ndonjë shqetësim shëndetësor.

Ajo shkaktohet nga mbi-stimulimi i muskujve të syrit që shkaktojnë tkurrje të pavullnetshme. Ja gjithçka që duhet të dini për këtë shqetësim dhe si mund ta ndalojmë atë.

Nga se shkaktohet dridhja e syrit?

Ka disa shkaqe të mundshme të dridhjeve të syrit: dy nga më të shpeshtat janë stresi dhe mungesa e gjumit. E treta është përdorimi i tepërt i kafeinës, alkoolit dhe nikotinës. Syri gjithashtu mund të “kërcejë” edhe për shkak të “sindromës së syrit të thatë”, si dhe për shkak të një sërë faktorësh të ndryshëm, të tilla si sëmundjet autoimune, plakja ose nga disa medikamente.

Si mund ta ndalojmë dridhjen e syrit?

Disa ndryshime në stilin e të jetuarit mund të ndihmojnë në ndalimin e dridhjeve, edhe pse do të ishte e dobishme gjithmonë të identifikonim shkaqet. Nëse dyshoni për sforcimin dhe lodhjen, mundohuni që të bëni gjumin e plotë dhe të provoni teknikat e relaksimit (si meditimi dhe yoga). Kufizoni konsumin e kafeinës dhe alkoolit. Nëse lëvizja varet nga syri i thatë, përdorni lotët artificialë. Gjithashtu nuk duhet të kaloni shumë kohë para ekraneve të pajisjeve elektronike.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore