
Kur është numri më i lartë i infarkteve? 25 fakte magjepse rreth zemrës tende
Sëmundjet e zemrës janë rreziku shëndetësor më i madhi njerëzve. Shpeshherë ne kujdesimi për veten vetëm kur na shfaqen probleme të ndryshme.
Pakujdesia me ushqimet apo me mbipeshën na kanë çuar në problemet kardiake. Mjeku Luan Dragusha ka dhënë disa 25 fakte të rralla për zemrën, ku jep kuriozitet mbi atë që cilësohet si “motori” i njeriut. “Shqip” po e publikon këto të dhëna interesante.
Sa më i arsimuar të jesh, aq më i ulët është rreziku për semundje zemre.
Përmasat e një valvule zemre normale janë afërsisht sa përmasat e nje 50 lekëshi.
Pacemakerat e parë vendoseshin në prizë në mur.
Humori pozitiv ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundje zemre.
Numri i infarkteve në zemër më i larte është natën e Krishtlindjeve dhe pasohet nga data 26 Dhjetor dhe nata e Vitit të Ri.
Njerëzve realisht mund t’i thyhet zemra. Ka raste që një situate stresuese në jetë mund të shkaktojë insuficiencë kardiake të përkohshme.
“Studimi” i pare që tregon përfitimet e dietës vegjetariane shfaqet në Bibël, në librin e Danielit (viti 600 para erës sonë)
Balena blu ka zemrën më të madhe– që peshon mbi 680 Kg.
Modestia nxiti shpikjen e stetoskopit. Përpara daljes se stetoskopit, mjekët duhet të vendosnin veshin e tyre direkt në gjoksin e pacientit.
Sëmundjet e zemrës janë zbuluar në mumjet 3000- vjeçare.
Zemra juaj ka përmasat afërsisht sa dy duart tuaja të mbledhura së bashku.
Ajo tkurret 100.000 herë në ditë.
Ushtrimi i sportit rregullisht është elementi i vetëm më i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Dhe është falas.
Sëmundjet e zemrës janë rreziku shëndetësor më i madh i juaji (dhe është rrezik më i madh se kanceri i gjirit tek gratë dhe kanceri i prostatës te burrat).
Tingulli i rrahjeve të zemrës është përplasja e kapakëve të valvulave kur hapen dhe mbyllen.
Çdo minutë zemra pompon 6.8 litra gjak.
Zemra juaj është një makine e koordinuar. Ana e djathtë e dërgon gjakun në mushkri, ndërkohe qe ana e majtë dërgon gjak në pjesën tjetër të trupit.
Ju ruani shëndetin e zemrës tuaj nëpërmjet dietës, sportit dhe menaxhimit te stresit.
Kanceri i zemrës është shumë i rrallë, sepse qelizat e zemrës ndalojnë shumimin e tyre shumë herët.
Mesatarisht rrahjet e zemrës tek femrat janë 8 rrahje për minute më të shpeshta se tek meshkujt.
Zemra ka gjeneratorin e saj elektrik dhe do të vazhdojë të tkurret edhe nëse e shkëpusni nga trupi.
Çdo qelizë e trupit furnizohet me gjak nga zemra, përveç Cornese.
Zemra e pompon gjakun në 96560 km enë gjaku (më shumë se dy herë distance e tokës përreth – perimetri i tokës është 40 075 km).
Sasia e gjakut që zemra nxjerr jashtë saj gjate një tkurrjeje është afërsisht sa 4 luge çaji.
Një maratone prej 26 miljesh mund të kryhet edhe për 2 orë, por vrapuesit e çdo shpejtësie kanë 45% rrezik më pak për të pasur sëmundje zemre apo Stroke (insult ne tru).


Shkencëtarët japin lajmin e mirë, del ilaçi që ndalon gërhitjen
Historia e plotë >
Vdes personi i parë i shëruar nga virusi HIV
Historia e plotë >
Lëngu i qepës, zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit
Historia e plotë >

Studimi/ Ata që shërohen nga Coronavirus, për 3 muaj janë të mbrojtur
Historia e plotë >

Zbulimi i shkencëtarëve që mund të shpëtojë shumë persona nga infarkti
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut t...
Historia e plotë >
"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente në favor të biz...
Historia e plotë >
"Po i tmerroni qytetarët"/ Brataj i përgjigjet kritikëve për spitalet plot me të sëmurë dhe nxjerr shifrat e Covid

Lajmi i mirë/ Del dezinfektuesi që vret koronavirusin nga sipërfaqet në 90 sekonda

A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

