Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Shëndeti

Këto janë 21 ilaçet që bllokojnë shumëfishimin e Coronavirus

Këto janë 21 ilaçet që bllokojnë shumëfishimin e

Njëzet e një ilaçe ekzistuese kanë treguar se mund ta bllokojnë shumëfishimin e  koronavirusit.

Ky është rezultati i një studimi të publikuar nga revista Nature, dhe të realizuar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish. Katër prej këtyre ilaçeve në veçanti duket se janë në një linjë reagimi me remdesivir, duke përfshirë këtu derivatin e klorokin hanfangchin A (tetrandrina), një medikament kundër malaries që ka arritur fazën tre në studimet klinike.

Remdesivir, trajtimi aktual për Covid 19, “ ka dhënë shenja suksesi në rekuperimin e pacientëve nëpër spitale, por nuk funksionon për të gjithë ata që e marrin”, thotë Sumit Chanda, drejtor i programit të imunitetit dhe patogjenezës në Sanford Burnham Prebys dhe autor kryesor i studimit.

Ai thotë se në bazën e analizavë që ekipi në fjalë ka bërë, klofazimina, hanfangchin A, apilimod dhe ONO 5334 përfaqësojnë mundësitë më të mira për frenuar shumëfishimin e këtij virusi. Kërkuesit po i verifikojnë të 21 ilacet tek kafshët apo edhe “ mini mushkëritë”, apo mushkëritë organoide, që imitojnë indet njerëzore.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore