Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Shëndeti

Duhanpirja mbron kundër Covid 19? Studimi i ri e mohon kategorikisht

Duhanpirja mbron kundër Covid 19? Studimi i ri e mohon kategorikisht

Edhe pse pretendohet se të rinjtë janë më pak të ekspozuar rrezikut të infeksionit të koronavirusit, faktorë të caktuar rrisin rrezikun e infeksionit në të gjitha grupmoshat, shkruan Business Insider.

Studimi i ri i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë në San Francisco tregon se një në tre persona të moshës 18-25 vjet janë të ekspozuar ndaj rrezikut të prekjes nga sëmundja.

Një hulumtim francez pati dalë me pretendimin se duhanpirja madje mund të mbrojë kundër koronavirusit. Por tani konsiderohet se në rrezik më të madh nga infeksioni janë persona të caktuar, tek të cilët ekziston të paktën një faktor i rrezikut, përfshirë duhanpirjen dhe sëmundjet kronike, për shembull, zemra e dobët, diabeti, astma, mbipesha, sëmundjet autoimune apo të mëlçisë.

Megjithatë, shkencëtarët kanë konfirmuar se konsumimi i cigareve është faktor dominant i rrezikut tek adoleshentët. Rreth 8.400 të rinj u përfshinë në studimin e ri dhe gati 25 për qind e tyre deklaruan se muajt e fundit kanë pirë cigare normale ose edhe elektronike. Duke marrë parasysh që koronavirusi sulmon organet respiratore, pacientët që tashmë vuajnë nga dëmtimi i mushkërive apo inflamacioni për shkak të duhanpirjes, mund të zhvillojnë simptoma më të rënda prej tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore