Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Shëndeti

Bëni kujdes/ Studimi i fundit: Këto janë dy simptomat e tjera të Coronavirus

Bëni kujdes/ Studimi i fundit: Këto janë dy simptomat e tjera

Dy simptoma të reja i janë shtuar listës që duhet t'i frikësohemi një infektimi të mundshëm nga Covid-19.

Prestigjozja angleze “The Guardian” ka zbuluar se disa të sëmurë me COVID-19 kanë shfaqur simptoma të tilla si humbja e dëgjimit,  dhe rënia e flokëve.

“Një formë e humbjes së flokëve të quajtur effluvium telogjen mund të rezultojë në humbje të përkohshme të flokëve, si rezultat i një numri shkaktarësh, duke përfshirë ethet, të cilat mund të shpjegojnë disa raste të humbjes së flokëve të raportuara me infeksion Covid-19“, tha Dr Tanya Bleiker, Nënkryetari rajonal i Shoqatës Britanike të Dermatologëve.

Një përmbledhje sistematike e provave zbuloi disa raporte të humbjes së dëgjimit te njerëzit që kanë pasur Covid-19, por cilësia e studimeve ishte e ulët.

“Në teori, mund të ketë një lidhje sepse ne e dimë se disa viruse mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit, fruthi dhe shyta për shembull” tha ai, duke shtuar se Covid-19 mund të shkaktojë sindromën Guillain-Barré – një gjendje që prek nervat dhe është e lidhur deri te neuropatia dëgjimore.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore