Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Zysha e “Çajupit”, modeli  i “errët” i mësimdhënies në Shqipëri

Zysha e “Çajupit”, modeli  i

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur ditën e sotme, dy mësuese në shkollën “Çajupi” në Tiranë janë zënë me grushta para shkollës. Mësueset që janë vendosur në “krye”' të edukimit të brezit të ri, kanë dhënë sot shembullin më të keq për nxënësit e tyre, e madje duke i vënë në rrezik edhe jetën.

Dy mësueset u përfshinë në një sherr, nga ku mbetën të plagosur me sende të forta 4 persona, cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Sherri mes mësuesesh kishte nisur të premten për motive banale, duket se njëren prej tyre nuk e kishte “zënë gjumi” dhe priti fillimin e javës duke mbledhur 7 “cuba” për të rrahur “armiken” e saj e cila duke mo e lën të hyjë brenda në shkollë.

Mësueset u konfliktuan fillimisht verbalisht në oborrin e shkollës, më pas për t'u sqaruar shkuan në një lokal, por gjërat agravuan dhe konfliktit mes tyre iu bashkuan edhe familjarët e të dyja palëve.

Ata goditën njëri-tjetrin me sende të forta, duke përdorur edhe karriget. Bëhet me dije se mes të afërmve të mësuesve ka qenë edhe një efektiv i Policisë Ushtarake, i identifikuar si Çim Qefalia, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Dhe pyetjet që shtohen në këtë ngarje janë?

A janë këta mësueset që duam?

A duhen përjashtuar nga sistemi arsimor këto “gankstere” që japin mësim?

A janë këto mësuese “prindi 2” ose imazhi që përcjellin tek nxënësit?

Çfarë do ti thonë nxënësve kur të shkojnë në punë?

Këto janë mësueset që nuk i duam në sistemin tonë arsimor dhe duhet t'i largojmë si imazhi më i errët i arsimit. Çfarëdo lloj arsyesh të kenë pasur nuk mundet që të zihen në 8 të mëngjesit atëherë kur nxënësit ulen në bankat e shkollës. Sot duhet të jetë dita e fundit e këtyre gankstero-mësuesve që terrorizojnë nxënësit në pikë të mëngjesit./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore