Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Zhduket Ervis Martinaj/ Familjarët kallëzojnë në polici se kanë humbur kontaktet prej 3 ditësh

Zhduket Ervis Martinaj/ Familjarët kallëzojnë në polici se

Familja e Ervis Martinaj ka kallzuar në polici humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin e policisë. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit.

News24 raporton se xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.

Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Kallëzimi vjen pak kohë pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës ku u ekzekutua kushëriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Policia ka dështuar në disa aksione për arrestimin e Ervis Martinaj. Ndërkohë që në lidhje me pretendimin e familjes nuk dihet nëse është një inskenim nga ana e të shumëkërkuarit apo mund të jetë përpara një tjetër ngjarje të rëndë kriminale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore