Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Zgjidhet ngërçi/ Maqedonia do të përfshijë bullgarët në Kushtetutë, shpresë edhe për Shqipërinë për negociatat me BE

Zgjidhet ngërçi/ Maqedonia do të përfshijë

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë dakordësuar ngritjen e një grupi të përbashkët pune për ndryshimin e Kushtetutës, duke dhënë sinjale për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Kështu plotësohet një nga kushtet e qeverisë Bullgarisë për të hequr veton për procesin e integrimit në BE.

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që u mbajt në Sofje, u shprehën me tone optimiste se pesë grupet e punës do të japin rezultate për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Por, në prononcimet e tyre për mediat, ata folën shumë pak për thelbin e kontestit, që ka të bëjë me identitetin dhe gjuhën maqedonase si dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Qytetarë me përcaktim të veçantë mund të kërkojnë që të përfshihen në Kushtetutë, por ky është një proces i cili ka më shumë hapa, kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski

Në takimet e të hënës dhe të martës në Sofje, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se është folur edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut duke shprehur gatishmërinë për përfshirjen e tyre në Kushtetutë.

“Në Kushtetutën tonë, përveç popullit maqedonas, janë të përfshirë edhe shqiptarët dhe popuj të tjerë, dhe normalisht në rast se ka qytetarë të tjerë që ndihen ndryshe nga të tjerët, mund të përfshihen në Kushtetutë. Por, ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese dhe besoj se kjo do të ndodhë në kuadër të ndryshimit të Kushtetutës apo përshtatjes së saj me kriteret evropiane. Ndërsa sa i përket çështjeve tjera që ekzistojnë mes dy vendeve, normalisht se do të bisedohet dhe kur të ketë rezultate, gjithsesi se ato do të bëhen të ditura për opinionin”, tha Kovaçevski, sipas REL.

Më tej ai u shpreh se “Qytetarët në shtet, të cilët vet-përcaktohen në mënyrë tjetër, mund të kërkojnë që të jenë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat kanë më shumë hapa dhe në të cilat janë të përfshira më shumë institucione, në rast se kjo ndodh, a normal që do të ndodh në rrugën e një shteti drejt BE-së, meqenëse atëherë hapet kushtetuta që të bëhen dhe ndryshime të tjera, asokohe do të përfshihen edhe këto çështje, kuptohet në bazë të kërkesave të qytetarëve”.

Kreu i Qeverisë bullgare, Kiril Petkov, foli me tone optimiste se komisionet e historisë të dy vendeve, që sipas tij, janë shprehur të gatshëm për të intensifikuar punën që të ketë rezultate konkrete, sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, edhe Petkov nuk dha detaje konkrete, mbi thelbin e kontestit midis Sofjes dhe Shkupit.

“Përmes memorandumeve dhe iniciativave që i nënshkruam të martën do të kemi avancim të raporteve mes dy vendeve. Fqinjësia e mirë do të vendoset në piedestal… në takimet tona jemi pajtuar për një nivel të ri të punës së komisionit të përbashkët të historisë. Ekspertët e dy vendeve thanë se janë të gatshëm që energjia e re të kalojë në tone konstruktive dhe të ketë rezultate në punë”, deklaroi Petkov.

Maqedonia e Veriut, në samitin e Bashkimit Evropian në nëntor të vitit 2020, nuk e mori datën për nisjen e bisedimeve me bllokun evropian, për shkak të vetos bullgare. Sofja kërkon nga Shkupi që të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë maqedonase. Prej vetos bullgare e ka pësuar edhe Shqipëria, e cila është bllokuar sa i përket procesit të integrimit, pasi BE nuk ka bërë ndarjen e dy shteteve në procesin e vlerësimit për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Nëse këto ndryshime zgjidhen shpejt, shpresohet që Tirana dhe Shkupi të marrin dritën jeshile brenda presidencës franceze së BE, që zgjat deri në qershor, edhe pse është e ndërlikuar pasi Franca do të mbajë zgjedhjet presidenciale në prill. Në rast të kundërt parashikohet që brenda 2022 të realizohet një proces i tillë i shumëpritur.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore