Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Zgjedhjet/ Trump nis ofensivën, skenari që paralajmërohet: Shpall fitoren para numërimit të votave me postë

Zgjedhjet/ Trump nis ofensivën, skenari që paralajmërohet: Shpall

Pikërisht një ditë përpara votës së 3 nëntorit dhe natës së gjatë të pritjes së rezultateve, sondazhe të çdo lloji po bombardojnë amerikën të nesërmen e natës së Halloween më të trishtuar të të gjitha kohrave.

Të dhënat e numrave të kësaj “beteje finale” – për të “pushtuar” Shtëpinë e Bardhë që mund të trondisë politikën në SHBA (me impakt edhe në gjithë botën) – gjithsesi po trazojnë e krijojnë konfuzion, por tendenca duket e qartë: Joe Biden, kandidati demokrat, ka një avantazh në nivel kombëtar, Donald Trump.

Presidenti aktual, po shfaqet në rikuperim në disa shtete kyçe, që ndoshta nuk do të jenë të mjaftueshëm për të arritur në 270 vota elektorale e e që mund t’i prishin fitoren suprizë të 2016.

Numrat e portalit RealClearPolitics (që është një media sondazhesh) i jep Biden një avantazh kombëtar prej 7,2 pikëve (51,1% ndaj 43,9%) dhe e shikon në krye në Pennsylvania (+4), Michigan (+6,2) dhe Wisconsin (+6), tre shtetet punëtore (e dikur shtete bastion të PD) vendimtarë 4 vjet më parë që i dhanë fitoren The Donald.

Në Ohio Biden është (+0,2), Florida (+0,6), North Carolina (+1,2) e Georgia (+0,8) teknikisht barazim, ndërkohë që Iowa shenja pozitive plus është për Trump, ku kryeson me +7pikë.

Për NbcNews/Wall Street Journal në kombinimet e shteteve vendimtare Biden është përpara me 6 pikë por ka humbur 4 në krahasim me 2 javë më parë.

Në këtë shi numrash, e dhëna më interesante është një tjetër. Biden është në distancë ndërmjet 93 milionëve që kanë votuar tashmë me postë ose në qendra (61% kundër 35%), por ndërmjet atyre që do të votojnë nesër Trump ka një mazhorancë edhe më të madhe (61% me 32%). Në fund do të fitojë kush do të arrijë të mobilizojë më shumë elektoratin e tij. Në sistemin e komplikuar amerikan, votat me postë numërohen të fundit (në Pennsylvania ka kohë deri më 6 nëntor), gjë që do ta komplikojë më shumë Election Night, ku tradicionalisht Associated Press dhe  network-ët televiziv shpallin fotuesin në shtete të veçanta në bazë të exit poll, numërimit të votave dhe prededentëve, që në një proces zgjedhor anormal si ky nën Covid 19, mund të çojnë edhe në gabime.

Sipas portalit Axios, Trump i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se do të deklarojë fitoren nëse do të ketë një të dhënë se është në krye. Ndërkaq, po arrin në rekord në shtetet e Midwest ku presidenti po mban 10 mitingje në 48 orë, i bindur se fitorja  është në duart e tij dhe duke shfrytëzuar pandeminë në interesin e tij(100 mijë infektime në 24 orët e fundit).

“Me lockdown-in e Biden do të jetoni në një shtet-burg”, ka thirrur përpara përkrahësve të tij në Michigan, në një miting ku ka cituar edhe Luciano Pavarotti-n ("Ishte një zë mahnitës, dhe mua më donte fort).

Avantazhi i rivalit është zvogëluar në 2 pikë që ishte 15 ditë më parë. Presidenti ka mazhorancën tek ata zgjedhës që do të votojnë nesër. Po mban 10 mitingje në 48 orë, citon Pavarotin dhe sulmon Fauci-n. Axios: Gati të deklaroi fitoren të martën

Nuk është dakord doktor Anthony Fauci, që drejton task forcën federale kundër  koronavirusit. “Biden po pretendon se virusi duhet marrë seriozisht nga këndvështirimi i shëndetit publik, Trump i shikon gjërat vetëm nga pikëpamja ekonomike”, ka thënë ai në një intervistë në Washington Post. Fjalë që nuk i kanë pëlqyer Shtëpisë së Bardhë.

"Fauci ka prishur normat, komentet e tij janë të papranueshme”, theksoi një zëdhënës. Ndërkaq, në një tubim në Florida, Trump ka bërë të ditur se do ta shkarkojë pas zgjedhjeve.

“Shkarko Fauci”-in, kanë thirrur një grup përkrahësish dhe presidenti është përgjigjur: “Nuk e kam problem fare, por më prisni pak, vetëm disa ditë pas zgjedhjeve. E çmoj këshillën”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore