Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Zgjedhjet për kreun e PD/ Dokumenti, Gjana kërkon dy qendra votimi e numërimi për 5 qytete

Zgjedhjet për kreun e PD/ Dokumenti, Gjana kërkon dy qendra votimi e

Partia Demokratike është duke realizuar zgjedhjet për kreun e partisë dhe për këtë Komisioni i posaçëm për këtë proces që drejtohet nga Jemin Gjana ka nxjerrë urdhra të veçantë.

Një ndër këto urdhra është ngritja e disa qendrave të votimit në 5 qytetet e Shqipërisë. Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Shqip, më degët e PD-së si në Durrës, Elbasan, Fier, Kamëz dhe Shkodër do të krijohen dy qendra votimi dhe dy komisione të votimit dhe të numërimit të votave. Ndërsa të gjitha degët e tjera do të krijojnë një qendër votimi dhe një komision.

Për zgjedhjet e PD-së në garë janë katër kandidatë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

“Lista e anëtarësisë së PD është me 75 067 anëtarë. Lista është e kyçur dhe sistemi mund të kontrollohet vetëm në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.  Kemi diskutuar në komision për listat e anëtarësisë mbi debatin a mund të kenë kandidatët listat. Rregullat e lojës edhe në një organizatë politike nuk mund të jenë mbi ligjin. Kemi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili detyron që askush nuk mund ta shkelë pa autorizimin e individit që na ka dorëzuar të dhënat. Përkatësia politike është një e dhënë sensitive personale. Këto të dhëna mund të aksesohen vetëm nga ekspertët që caktojnë vete kandidatët, duke e bërë procesin të besueshëm dhe transparent”, deklaroi Gjana, duke hedhur poshtë kështu kërkesat e kandidatëve për të bërë publike emrat e anëtarësisë.

Zgjedhjet për kreun e PD/ Dokumenti, Gjana kërkon dy qendra votimi e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore