Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Zgjedhjet në SHBA/ Votojnë më shumë se 91 milionë amerikanë, autoritetet parashikojnë përplasje në kutitë e votimit

Zgjedhjet në SHBA/ Votojnë më shumë se 91 milionë

Janë më shumë se 91 milionë amerikanë kanë votuar deri tani në zgjedhjet presidenciale që zhvillohen pas dy ditësh. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë kaq shumë pjesëmarrje në votën e hershme. Për herë të parë është arritur shumica e votuesve përpara ditës së zgjedhjeve, Qytetarët kanë votuar me postë ose direkt; më 28 tetor fletët e plotësuara ishin më shumë se 60 mijë.

Pjesëmarrja masive ka arritur deri tani 65% të 139 milionëve që kanë votuar në vitin 2016, e nëse vijohet më këtë nivel përpara së martës do të jenë gati 100 milionë fletë.

Analiza e fenomenit

Sipas analizë së institutit Wp, të paktën 91.655.857 amerikanë kanë votuar deri të shtunën në mbrëmje. Të dhënat janë të US Elections Project, që drejtohet nga Michael McDonald, politiolog pranë Universitetit të Floridas, e që konfirmojnë se të paktën 32,9 kanë votuar direkt të shtunën pasdite.

Në 20 shtete ku duhet regjistruar në zyrat e partive që garojnë, për të marrë teserën elektorale, 45,9% janë demokratë, 30,2% republikanë dhe 23,3% nuk kishte asnjë afilacion politik. Thuajse  28% e votimeve të hershme në nivel kombëtar janë votues që kanë votuar në 2016, sipas një analize të TargetSmart.

Identikit i zgjedhësit që tashmë ka votuar

Zgjedhësit afroamerikanë kanë votuar në numrin më të madh në nivelin kombëtar, si në disa shtete si: Georgia dhe Karolina e Veriut. Zgjedhësit nën 30 vjeç nuk kanë qenë më shumë se këtë herë. Një trend që kishte nisur që në zgjedhjet mid term të vitit 2018, kur ishin dyfishuar. Gen Z, janë zgjedhësit aktivistë që kanë ndikuar më shumë në rritjen e votuesve që janë kryesisht përkrahës të kauzës ambientaliste dhe kanë shtyrë dhe prindërit të votojnë Biden.

Pjesëmarrja në votime ka arritur 65% e 139 milionëve që votuan në 2016. Nëse vijon ky ritëm përpara së martës do të jenë gati 100 milionë fletë votimi, Trump kërkon votën direkte.

 

 

Boom votuesish të hershëm në Texas

Më shumë se 9,6 milionë teksanë kanë votuar deri tani: janë më shumë se në vitin 2016. Texas është një shtet historikisht republikan me një bazë pjesmarrjeje të ulët. Por këtë herë ka një 30,4% të zgjedhësve që nuk kishte votuar kurrë në të shkuarën.

Sipas Tom Bonier, të shoqatës së analizave politike TargetSmart, të rinjtë që votojnë janë mbi të gjitha aziatikë, të bardhë me shkollë të lartë dhe të rinj. “Mund të themi se zgjedhësit nën 30 vjeç kanë votuar tashmë në Texas dhe është një sinjal i rëndësishëm. Realisht gara ende nuk mund të quhet e vulosur, por trump po arrin në ditën e zgjedhjeve me një deficit që duket në rezistencën që i ka bërë votës së parakohshme”.

Zgjedhjet në SHBA/ Votojnë më shumë se 91 milionë

Demokratët dhe vota postare

Demokratët kanë pasur një avantazh në votën e hershme, mbi të gjitha me atë postare, edhe pse ky avantazh është ulur në disa shtete kyçe si Florida, Karolina e Veriut dhe Georgia, ku sipas US Elections Project, duket gjurma e votës së hershme. Presidenti Trump prej kohësh i kërkon votuesve të tij që të hedhin votën ditën e votimit. Shpresa e tij është për një sulm final atë ditë.

Të hënën stop votës së hershme

Nesër mbaron koha e periudhës së votimit të hershëm në pjesëm më të madhe të shteteve. Disa votues kanë marrë masa të jashtëzakonshme për të siguruar këtë të drejtë, përfshirë disa orë në radhë e udhëtime për të evituar problemin e dorëzimit të votës postare.

Zgjedhjet në SHBA/ Votojnë më shumë se 91 milionë

Udhëtimi i gjatë për të votuar i Joe LaMuraglia

Washington Post tregon udhëtimin e gjatë të Joe LaMuraglia, 52 vjeç, që ka udhëtuar me makinë 1300 kilometra nga Georgia në Massachusetts për të votuar personalisht, pasi ka marrë skedën për të votuar nga posta. LaMuraglia, një demokrat i regjistruar në Savannah, në Georgia, ka jetuar në Boston gjatë pandemisë dhe kërkoj skedën e tij që në shtator..

Zyra elektorale ja ka dërguar më 18 shtator, por skeda ka mbërritur në Virginia, ku LaMuraglia nuk kishte banesë. Pas një udhëtimi 15 orë me makinë, Joe LaMuraglia ka pritur në radhë për 52 minuta në qendrën e tij të votimit dhe ka votuar për Biden.

“Është shumë e rëndësishme, s’mund të lihej pas dore. U lehtësova dhe mora frymë thellë”. Një forcë e madhe pavarësisht sulmeve të Presidentit mbi itegritetin e votës me korrespondencë. Ndërkaq frika e Covid ka rritur ankthin e zgjedhësve për potencialin e shfaqes në publik në qendrat e votimit që do të jenë të tejmbushura të martën.

Trump në avantazh në Iowa

Avantazh i pastër i Trump mbi Joe Biden në sondazhet në Iowa. Sipas Des Moines Register/Mediacom Iowa; presidenti republikan është 7 pikë para sfidantit demokrat në këtë shtet: 48% e votuesve deklaruan votën për trump dhe 41% për Biden. 3% thotë se do të votojë për dikë tjetër, 2% nuk është i sigurt dhe 5% nuk do të thotë se për kë do të votojë. Iowa ishte një nga shtetet e pavendosura: në shtator, i kandidatët ishin të dy në nivelin e 47%.

Zgjedhjet në SHBA/ Votojnë më shumë se 91 milionë

Frikë për përplasje në qendrat e votimit

Autoritetet janë të përgatitura për sherre e përplasje në qendrat e votimit. Të shtunën një marshim i organizuar në mbështetje të Black Lives Matter përfundoi me dhjetëra arreste. Tubimi u zhvillua në Graham, Karolinën e Veriut, ku 400 persona që po shkonin në një qendër votimi të parakohshëm që ishte në një kishë, ndaluan në një monument të konfederatës për të përkujtuar në heshtje George Floyd.

Departamenti i Policisë së Graham bëri të ditur se turma bllokoi trafikun dhe ka gjuajtur me spray me bazë piperi për të shpërndarë turmën. Kyesha Willis, që ishte në marshim me nënën e saj dhe me fëmijën 3 vjeç tha se të tre nisën të kollitesh./ Marrë nga La Repubblica/ Përkthim i GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore