
Zgjedhjet në 6 bashki, Basha pranon "humbjen", alibia përballë përplasjes me Berishën
Zgjedhjet e parakohshme si rregull në çdo vend demokratik shihen edhe si një test për qeverisjen dhe opozitën, por duket se në Shqipëri nuk mund të konsiderohen si të tilla. Afro një vit pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Shqipëria do të përfshihet në zgjedhe të pjesshme në 6 bashki të vendit, ku beteja më e fortë pritet të jetë në dy qytetet kryesore si në Shkodër dhe në Durrës.
Opozita ka rastin për të provuar se sa të pakënaqur janë nga qeverisja Rama qytetarët e 6 bashkive dhe si një mini test për të kërkuar pse jo edhe zgjedhje të parakohshme, në rast se ajo i fiton të gjitha betejat. Por Partia Demokratike nuk i shikon si një test këto zgjedhje dhe kjo është deklaruar publikisht nga numri dy i PD-së, Gazment Bardhi gjatë një interviste televizive edhe pse do të garohet për afro 10% të bashkive.
Ai ka ngritur shumë alibi për të shmangur faturën e ndonjë humbje të zgjedhjeve dhe kjo vjen për shkak konflikteve të forta mes dy kampeve brenda PD-së, të ndarë në dy grupime në atë të Bashës dhe të Berishës.
"Ne jemi në një moment transformimi. Në një moment të vështirë, në një krizë të brendshme tonën. Nuk do t’i quaja zgjedhjet e 6 marsit test për PD, edhe për faktin se ato vijnë pa mbushur vitin nga masakra e 25 prillit. Nuk është marrë asnjë masë ligjore për atë që ka ndodhur në 25 prill, nuk ka nisur puna për reformën zgjedhore, shkojmë me të njëjtat kushte si në 25 prill. Shtuar kësaj edhe koha e pamjaftueshme për fushatën, i bën zgjedhjet e 6 marsit jo një test për PD, por zgjedhje të pjesshme vendore normale për këtë vit të mandatit qe ka mbetur në bashkitë ku është krijuar", ka deklaruar Bardhi në një intervistë televizive.
Por Bardhi ka aluduar akoma më tej, duke akuzuar presidentin Ilir Meta për një bashkëpunim me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi PD nuk u thirr në konsulta për datën e zgjedhjeve, por veç kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.
"Dekretimi i beftë i zgjedhjeve nga presidenti i republikës ka pasur një qëllim, për të vënë në vështirësi PD... asnjë president nuk ka dekretuar zgjedhje pa e bërë këtë konsultim me opozitën. Nuk është detyrim, por është një standard i mirë i vendosur nga Presidentët. Nuk mund të ndodhë që të konsultohesh me qeverinë dhe jo me opozitën. Kjo tregon qartë se qëllimi i vetëm, për fat të keq, i koordinuar i zotit Meta me segmente të PD, është në unison me zoti Berisha, ka paturpësi qëllim të vetëm; të vendosë në vështirësi PD. Asnjë vështirësi nuk ka për të pasur për PD, për sa i përket zgjedhjeve të 6 marsit. Kemi konfirmuar pjesëmarrjen. Jemi në përfundim të procedurave tona të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve. Besoj se për aq dijeni sa kam, do të kemi përfaqësimin më të mirë të mundshëm për secilën prej 6 bashkive, duke synuar fitoren në këto 6 bashki", theksoi më tej Bardhi.
Ndryshe nga Basha, Bardhi e pranon që Partinë Demokratike ka një krizë të brendshme dhe nuk është koha e duhur për t'u përballur me elektoratin. Vecc argumentit të "masakrës zgjedhore" alibia tjetër do të jetë ajo koalicionit Berisha-Meta për të vënë në vështirësi PD-në./ Gazeta Shqip

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat
Historia e plotë >



VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij
Historia e plotë >

ALARMANTE në Bulqizë! Ankohen banorët për ndotjen e ujit: Po helmohemi!
Historia e plotë >
Sa rriten pagat, nis nga 7% për mësuesit në 98% për deputetët
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat
Historia e plotë >
Sulmohet nga serbët automjeti i ekipit të Top Channel, protestuesit i he...
Historia e plotë >
Kujdes, shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Ja sa do të jenë temperaturat

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?

Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq
Aktualitet




