Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Zgjedhjet e 25 prillit ‘shpërbëjnë’ Kryesinë e PS-së

Zgjedhjet e 25 prillit ‘shpërbëjnë’ Kryesinë e

Për zgjedhjet e 25 prillit Partia Socialiste po aplikon një skemë ku kryesuesit e qarqeve politike janë të vendosur jo në vende të sigurta apo në ato që  cilësohen si vijat e kuqe të mandateve. Kjo i ka vënë në rrezik figurat kryesore politike të PS-së që janë edhe anëtarë të Kryesisë së PS-së, të forumit më të lartë të funksionimit të një partie politike.

Përpos këtij përcaktimi rrezikues, nuk janë rikandiduar tre emra të kësaj kryesie. Jashtë kanë mbetur ish-ministri Ditmir Bushati, deputetët Elgantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi.

I pari është përjashtuar nga lista, ndërsa Hysi dhe Gjermeni të paktën zyrtarisht kanë deklaruar se janë larguar vetë nga skena politike. Ndërsa Valentina Leskaj nuk është angazhuar në këto zgjedhje.

Nga 22 anëtarë që ka kryesia e PS-së, një pjesë e mirë tyre rrezikojnë të mos marrin mandatin e deputetit. Le t’i marrim me radhë sipas qarqeve. Në Tiranë anëtarët e Kryesisë së rrezikojnë janë Mimi Kodheli, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj. Ish-kryeministri Majko është renditur i 19 në listën e PS-së, në qarkun që nxjerr 36 deputetë.

Kodheli është e renditur e 21-ta në listë, kurse ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i 23-ti. Socialisti kanë shpallur si objektiv të tyrin 19 mandate në Tiranë, si të sigurt. Por që të tre kandidatët, figura të njohura të PS-së po synojnë të rrëmbejnë mandatin e deputetit falë votës preferenciale.

Për herë të parë votohet jo vetëm për partitë, por edhe për kandidatin preferencial, sipas qarqeve dhe kjo është gomonia e shpëtimit të për anëtarët që janë në vijën e kuqe. Të rrezikuarve iu duhet të sigurojnë të paktën 10 mijë vota preferenciale pra nominale jo partiake.

Në qarkun Fier, ish-numri dy i PS-së, kryeparlamentari Gramoz Ruçi është caktuar i 10 në listën e kandidatëve socialistë. Katër vite më parë ishte i renditur i nënti. PS në Fier 4 vite më parë fitoi 10 deputetë nga 18 që ka ky qark, ndërsa dy i mori LSI dhe katër PD. Fieri njihet si hambari i votave të PS-së, e Ruçi nuk mund të ndjehet i rrezikuar, nëse ndodh e kundërta ai mund të fitojë mandatin nga vota preferenciale. I pari në këtë qark është anëtari i kryesisë së PS-së, Erjon Braçe.

Qarku i Elbasanit, Taulant Balla është renditur i teti. Sot ai zbuloi se kishte kërkuar që të ishte i nënti në listën e PS-së për këtë qark, sepse ky është synimi i socialistëve për Elbasanin. Katër vite më parë PS në Elbasan fitoi 7 mandate ku Balla e kryesonte listën.

Kryetari i PS-së, Edi Rama kandidon për vete i teti në listat e dy qarqeve, në Durrës dhe Vlorë.  Katër vite më parë në Vlorë Rama ishte renditur i gjashti, ndërsa socialistët morën 8 mandate nga 12 që ka ky qark. PS synon të përsëri këtë rezultat. Në këtë qark i shtati është Damian Gjiknuri anëtari i Kryesisë së PS-së. Nëse me votën preferenciale Rama merr mbi 10 mijë vota, e kjo pritet, dhe PS nuk i fiton tetë mandate, atëherë Gjiknuri është i rrezikuar. E njëjta situatë ndodhet edhe në Durrës, në qarkun që nxjerr 14 deputetë. Në zgjedhjet e shkuara PS mori tetë deputetë dhe pse kishte një pak si numër deputetësh si qark.

Blendi Klosi është i renditur i pesti në qarkun e Beratit. Katër vite më parë, PS në këtë qark fitoi katër deputetë, 2 i fitoi LSI dhe 1 PD. PS ka tërhequr rreth vetes emra nga LSI si ish-ministri Nasip Naço dhe ish-deputeti Rahovica. E për këtë janë të sigurt se i fitojnë pesë mandate. Anëtarët e tjerë të kryesisë janë renditur në vende të sigurta si Arben Ahmetaj, Ulsi Manja, Olta Xhaçka, Elisa Spiropali dhe Ermonela Felaj. Pra këtë skemë Rama si duket po tenton të rifreskojë edhe kryesinë e PS-së, pasi veç tre të larguarve në mënyrë automatike, pritet që një pjesë e anëtarëve të kryesisë të mos zgjidhen si deputetë. Kjo skemë mund t’i krijojë bindjen Ramës dhe për ekipin e ri udhëheqës të PS-së për katër vitet e ardhshme, duke riformatuar Kryesinë.

 

Kryesia e PS

Edi Rama

Taulant Balla

Gramoz Ruçi

Ditmir Bushati

Valentina Leskaj

Mimi Kodheli

Lindita Nikolla

Evis Kushi

Erion Veliaj

Damian Gjiknuri

Blendi Klosi

Eglantina Gjermeni

Erion Braçe

Vangjush Dako

Armando Subashi

Arben Ahmetaj

Fatmir Xhafaj

Olta Xhaçka

Pandeli Majko

Vasilika Hysi

Ermonela Felaj

Ulsi Malaj

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore