Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Zbardhet vrasja e vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, ja kush e ekzekutoi Bujar Çelën

Zbardhet vrasja e vëllait të të shumëkërkuarit Talo

Hetimet e SPAK, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, në kuadër të të cilët janë lëshuar 32 urdhërarreste, kanë hedhur dritë edhe mbi vrasjen e vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Bujar Çela.

Referuar burimeve të sigurta nga SPAK, gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel, se vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela është ekzekutuar nga shtetasi Besjan Xhixha dhe  një tjetër i shpallur në kërkim.

Si ndodhi atentati në 17 shtator 2020.

Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali.

62-vjeçari Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Ai u ndoq  nga atentatorët, për të cilët asokohe u tha se ishin të paktën 2 persona të maskuar./ TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore