Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Zbardhet ngjarja/ Policia del me njoftimin ZYRTAR: Ja pse u dogj makina e biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë

Zbardhet ngjarja/ Policia del me njoftimin ZYRTAR: Ja pse u dogj makina e

Ditën e sotme është djegur makina e biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë. 

Lidhur me këtë ngjarje policia ka kryer hetimet dhe ka dalë në përfundimin se shkak është bërë një defekt në makinë.

Njoftimi policisë:

Lezhë / Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të shtetasit N. P.


Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, është marrë njoftim se në Ishull Shëngjin po digjej automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P., 56 vjeç, të cilin ky shtetas e kishte parkuar në rrugë, në afërsi të banesës.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në bashkëpunim me ekspertë të MZSH Lezhë, ka kryer veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, bazuar dhe në ekspertimin piroteknik të kryer, ka rezultuar se djegia e automjetit nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, por nga probleme teknike të automjetit.

Për këtë arsye ngjarja është klasifikuar aksidentale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore