Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Zbardhen përgjimet/ Si nisën bisedimet me burrin e gjyqtares, avokati: Futa miq me peshë, silli eurot! Sekseri: Dy i kam miq

Zbardhen përgjimet/ Si nisën bisedimet me burrin e gjyqtares, avokati:

Gazeta “SHQIP” publikon përgjime të tjera nga dosja e korrupsionit të gjyqtares Mimoza Margjeka, që SPAK zbuloi përmes përgjimeve. Pasi Nejton Bali bisedoi dhe i tregoi nënës për shumën që duhej për të liruar Orionin nga burgu, familja vendoset në lëvizje për të gjetur 6 mijë eurot.

“Për çunin duhen 6 mijë euro në dorë dhe prapë do ta ndjekin mbrapa” thotë Afërdita Bali. SPAK thotë se të gjitha janë të dokumentuara dhe me vëzhgime ambientale. Në datë 20 korrik, Nejtoni telefonon nënën, e cila e pyet se çfarë i ka thënë Skënderi, duke nënkuptuar avokatin.

“Skënderi ka dërguar njerëzit e tij në Korçë dhe data nuk është afishuar ende” për seancën në apel. “Që del këtë javë nuk diskutohet” thotë Nejtoni.

 “Skënderi më tha se ka futur miq me peshë. Më pyeti nëse i kam lekët me vete dhe sa kisha marrë. Unë i thashë se kisha 5 mijë euro, ai më tha se duhen 6 mijë euro dhe nuk ka problem nëse janë lekë shqiptare. Skënderi më tha se do të bëj më të mirën e mundshme se miqtë që i ka futur do të bënin dicka. Robt i ka të fuqishëm ai atje (referuar avokatit)” thotë Nejtoni.  E ëma, e shqetësuar e pyet nëse u bënë 6 mijë euro dhe djali i thotë se po.

Zbardhen përgjimet/ Si nisën bisedimet me burrin e gjyqtares, avokati:

Pjesë nga dosja e siguruar nga “SHQIP”


Nejtoni me numër telefoni 068...034 ka biseduar me date 20.07.2020 ora 09.30 me nënën e tij Afërdita me nr telefoni 068...010.

Afërdita e pyet se çfarë i ka thënë Skënderi dhe Nejtoni i përgjigjet se Skënderi ka dërguar njerëzit e tij në Korçë, tek gjykata dhe data nuk ka dalë e afishuar. Që del këtë javë nuk diskutohet. Sipas Nejtonit, Skënderi i ka thënë se ka futur miq me peshë dhe e ka pyetur nësë i ka marrë lekët me vete dhe sa lekë kishte marrë.

Nejtoni ka thënë se kishte 5 000 (pese mije) euro, por Skënderi i ka bërë me dije se duhen 6 000 mijë euro dhe nuk kishte problem edhe nësë ishin lekë shqiptare.

I ka thënë se do të bënte të mirën e mundshme dhe miqtë i ka futur e do të arrinin diçka. Nejtoni merr dhe i konfirmon te emës se i ka dhënë lekët Skënderit. Ky i fundit giithashtu i ka thënë Nejtonit që të bënte me dije të ëmën Afërdita se paratë po paguhen për ta prurë Orionin në shtëpi dhe po mundohen për të kryer pune, robt i ka të fuqishëm atje. E ëma e pyet edhe njëherë nëse u bënë 6 dhe Nejtoni i konfirmon se u bënë.

Skënderi, perdorues i numrit te telefonit 069 20...62 konstatohet se komunikon me përdoruesin e numrit 069 29...15, te identifikuar si Albert Zhilla, të cilit i kanë sqaruar se kanë arrestuar një mikun e tij ne Pogradec dhe e kanë çuar në Korçë.

Ndërkohë e pyet nëse ka të njohur në Apelin e Korçes. Berti i bën me dije se ai tashmë është shkëputur, ka pasur 2-3, por ata kanë dalë në pension dhe kane ardhur të rinj, por do të pyesë një here mos njeh Klodi, djali i tij ndonjë.

Skënderi ndërkohë i thotë se ka dalë data e gjyqit, konkretisht është caktuar seanca për më date 22.07.2020 dhe në vijim i dërgon me sms shtetasit Albert Zhilla me përmbajtjen: "Personi është Orion Bali dhe giyqi është në datën 22, ne Gjykatën e Apelit Korçë.

Më datë 22.07.2020 në orën 13:02 Skënderi komunikon me shtetasin K.Zhilla, përdorues i numrit te telefonit 069 4...134, të cilit sipas bisedës së bërë me Bertin i thotë se ka një mikun e tij atje dhe se i ka rënë O.O (ky i fundit giyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë).

Klodi i bën me dije se problemi është se ata janë tre veta. Dy i gjen ai, njërin e ka në hotel se e ka mik edhe atë, dhe janë nga Tirana, zonja është nga Tropoja, kurse për Olsin shprehet nuk i jep garanci pasi është zhytur keq. Skënderi pasi e pyet Klodin nësë është në Korçë dhe ky i përgjigjet se mund të shkojë të nesërmen.

Skënderi i bën me dije dosja i ka rënë me short O.O. Klodi i ben me dije se do te shkojë të nesërmen në Korçë, do e thërrasë O.O, do e takojë dhe do shikojë ku është situata e do t'i thotë.

Më datë 22.07.2020 në orën 19:16 Skënderi komunikon me K. Zhillën dhe ky i fundit i kërkon t'i dërgojë me mesazh emrat e të arrestuarve. Skënderi e bën me dije se ai mbron vetëm njërin prej tyre, dhe ai quhet Orion Bali.

K.ZH i bën me dije se e ka lënë të nesërmen takohet me të. K.ZH në vijim e sqaron Skënderin në lidhje me giyqtarët, duke i bere me dije se njëri është nga Tirana, i ka miq atë dhe të shoqen, e cila është nga Tropoja me origjinë, kurse tjetra është një grua nga Pogradeci, te cilën nuk e njeh.

Më datë 28.07.2020 ora 15:59 Skënderi komunikon me N. përdorues i nr të telefonit 069 61....77 dhe i bën me dije se ka ardhur dhe është tek hotel Turizmi, por nuk po lidhet dot me K.ZH. N. e bën me dije se do e marrë ai në moment.

Zbardhen përgjimet/ Si nisën bisedimet me burrin e gjyqtares, avokati:


Në vëzhgimin ne terren u konstatua se ne orën 16.12 të Skënderit afrohet një person, i cili zbriti nga makina tip ‘Smart’ me targa A...XK . në pronësi te shtetasit K. Zh (Klodi). Së bashku shkojne në ambientet e hotel "P...I' në katin e dytë.

Në orën 17:03, Klaudio lëvizi me makine në drejtim të qendrës. Në oren I8:56 Klaudio është takuar me shtetasin Arben Cara në ambientet e Bar S....

Në orën 19:20 Klodi dhe Arben Cara dalin nga bar kafe S... dhe ecin në këmbë, afrohet 'tek Hotel P..., Klodi hyn në ambientet e brendshme të hotelit, kurse Arbeni e pret para hotelit.

Më datë 28.07.2020 ora 19:21 Klodi komunikon me Skënderin dhe e pyet nëse është zgjuar. Skënderi e bën me dije se sa të vishet dhe po del. Klodi i bën me dije të vijë se është më atë mikun.

Në orën 19:30 Klodi del nga hoteli dhe takohet me Arbenin, hyjnë në ambientet e brendshme të Restorant te El..., që ndodhet në  Hotel P.... Me pas del shtetasi Skënder Demiraj nga hoteli dhe hyn tek restorant Te El... dhe ulet në të njëjtën tavolinë me shtetasit Klodi dhe Arben Cara.

Në datë 28.07.2020 ora 19:42 Arbeni me numër telefoni 069....15 komunikon me përdoruesin e numrit të telefonit 069...45 dhe e pyet nësë është çuar ai dhe komunikuesi. I përgjigjet se sa u ngrit dhe zbriti poshtë, i bëri një kafe dhe është me atë tjetrin që vjen të shoqen me fëmijë të vogel, është edhe Klodi, janë të tre bashkë.

Me datë 28.07.2020 ora 20:10, Nejtoni komunikon me Skënderin dhe e pyet nëse ka ndonjë gjë të mirë dhe Skënderi i thotë që të mbyllë telefonin se do e marrë vetë, se është...se sa u shkëput.,.dy minuta....

Në orën 21:11 .Klodi, Arben Cara dhe Skender Demiraj, dalin nga ambientet e brendshme të Restorant El... dhe pasi qëndrojnë duke biseduar përpara hotel P.... takohen dhe shtetasi Skënder Demiraj dhe Klodi hyjnë në ambjentet e brendshme Hotel Pazari, ndërsa Arben vazhdon lëvizjen në këmbë në drejtim të Bashkisë Korçë.

Më datë 28.07.2020 në orën 21:56 Skënderi komunikon me Nejtonin dhe e bën me dije se është në Korçë dhe pyetjes se Nejtonit nëse ka ndonjë gjë të mirë. i përgjigjet mirë, po do ta marrë mirë, jo keq. por jo prerë. Nga akte rezulton se shtetasi Arben Cara është bashkeshorti i shtetases Mimoza Margjeka, gjyqtare dhe se është i punësuar në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës.

Më datë 29.07 2020 rreth orës 09:10 Klodi është takuar me shtetasin Arben Cara te Bar Kafe C... që ndodhet tek pazari i Vjetër në Korçë dhe rreth orës 09:22 është afruar dhe është ulur edhe një grua e moshës rreth 49-vjeçe me flokë re gjatë, të verdhë, e cila mbante veshur një fustan blu me të bardhë. Kjo grua është identifikuar si gjyqtarja Mimoza Margjeka.

Në orën 09.33 këta shtetas çohen nga Bar Kafe C... dhe vazhdojnë lëvizjen në këmbë drejt Hotel Pazarit.

Në orën 09:42 shtetasi Arben Cara dhe shtetesja e moshës rreth 49 vjeç, Mimoza Margjeka ndahen nga Klodi hipin në automjetin Mercedes Benz B klas ngiyrë e zezë me targa AA...DY, në pronësi të shtetases Mimoza Margjeka dhe vazhdojnë të levizin në drejtim të Gjykatës së Apelit Korçë.

Në orën 09:46, automjeti me targa AA 941 DY parkon para Gjykatës së Apelit Korçë, ku shtetasja e moshës rreth 49 vjeç, Mimoza Margjeka hyn në ambientet e Brendshme.

Më datë 29.07.2020 në orën 10:29 Klodi komunikon me përdoruesin e nr te telefonit 068...80. Të cilin e  identifikon si Arben dhe i ben me dije se eshte tek Hoteli. Arbeni e sqaron se eshte duke ardhur tek hoteli dhe e lene te takohen aty.

Në orën 10:36 shtetasit Klodi, Skender Demiraj dhe Arben Cara takohen dhe hyjnë tek restorant  El....

Në oren 11:01 dalin nga restoranti dhe shtetasi Arben Cara vijon lëvizjen me automjet në drejtim të gjykatës, kurse Klodi dhe Skender Demiraj hyjnë pas Hotel P..., ku ndodhej një bar kafe e këtij hoteli.

Në orën 11:06 sHtetasi Arben Cara takohet me shtetasen e moshës rreth 49 vjeçe, Mimoza Margjeka. Pas 4 minutash ajo hyn ne ambientet e Brendshme te Gjykatës.

Më datë 29.07.2020 në orën 12:32 Nejtoni bisedon me të ëmën dhe e sqaron se ka arritur 99 për qind në këtë formë, 6 mijë euro ia ka dhënë atyre ta nxjerrin sot, duhen 5 milionë lekë garanci pasurore banka, ajo gjykata 5 milionë lekë kur të mbarojë çështje i tërheqin mbrapsht. E kanë lënë 6 mijë, jo  7 e 500, nuk e ka prerë në besë. Në vijim bisedojmë me të ëmën ku do i gjejnë lekët e garancisë. 

Nejtoni i thote se sot do i paguajne leket miqtë e Skënderit dhe nesër duhet t’ia çojnë paratë ose mund të vijnë t’i marrin në Tiranë. Me eurot ka mbaruar punë, por do i japin lekët shqiptare për garanci. Skënderi i ka thënë se me 99 për qind këtë punë e ka të mbaruar, pastaj nëse e hanë në llaf gjyqtarët do të kenë punë me të pasi i ka dhënë lekët që mbrëmë.

Me datë 29.07.2020 ora 12:43 Skënderi komunikon me Klodin dhe i thotë nëse do e ndihmojnë për ato që i ka thënë në orën 2, 2 e gjysmë. Klodi i përgjigjet patjetër. Skënderi atëherë i bën me dije se t’i mbajë gati dhe t’i marrin me vete.

Më datë 29.07.2020 Klodi komunikon me të atin Albertin dhe e bën me dije se Skënderi do një pesçe, shqiptare dhe do të shkojë t’i marrë tek një shok i tij, por pyet mos i bën ndonjë karagjozllëk. Berti i thotë t’ia japë pa merak.

Me datë 29.07.2020 rreth orës 13:20 shtetasi Arben Cara është takuar me bashkëshorten e tij shtetasen Mimoza Margjeka dhe me ta ka qenë edhe një person i moshës rreth 60 vjeç. Pas disa minutash gjyqtarja është futur në Gjykatën e Apelit Korçë, ndërkohë që shtetasi Arben Cara dhe personi tjetër kanë qëndruar tek  bar C....

Rreth orës 13 e 30 shtetasi Skënder Demiraj dhe Nejton Bali kanë shkuar para gjykatës ku pasi kanë qëndruar për pak në një bar kafe pa emër përballë gjykatës, shtetasi Skënder Demiraj është ngritur dhe ka hyrë në Gjykatë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore