Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vulin pas sulmeve ndaj Ramës, tregon dhëmbët: Kemi armët më të mira për t’u përballur me armiqtë

Vulin pas sulmeve ndaj Ramës, tregon dhëmbët: Kemi armët

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, një nga më besnikët e Vuçiçit, pas polemikës së fortë me Edi Ramën, në mbyllje të takimit ndërqeveritar me Kosovën, sot ka ndërmarrë një hap tjetër propagandistik.

Siç bën të ditur televizioni B92,  Vulin ka deklaruar se Serbia ka një fuqi mbrojtëse të patyeshme por nuk është e mjaftueshme, ne, tha ai duhet të kemi një aftësi ofensive ushtarake.

Deklaratën e fortë, Vulin e ka bërë në një demonstrim të armëve të reja të ushtrisë serbe, një përmirësim i tankut të vjetër të prodhimit serb M-84.

“Sipas numrit të tankeve, Serbia është një fuqi evropiane, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Tanket duhet të modernizohen, në mënyrë që ato të mund të përballen me tanket më moderne dhe natyrisht, ne duhet të kemi numrin e duhur të ekuipazheve në mënyrë që secila prej tyre të jetë e dobishme dhe e përdorshme ", tha ai pas pjesëmarrjes në kompleksin ushtarak Pasuljanske livade.

“Serbia është një forcë e pathyeshme ushtarake në përballje me këdo forcë europiane, por ajo nuk duhet të jetë vetëm për nga numri, por duhet të jetë gjithashtu për sa i përket zgjidhjeve teknike dhe ekuipazhit”, theksoi ministri Vulin.

Zv.ministri për Burimet Materiale, Nenad Miloradoviç tha Serbias po prodhon një seri të madhe armësh artilerie dhe logjistike për të rritur kapacitetet sasiore dhe cilësore në vend.

Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, sulmoi Ramën dy ditë më parë, duke e cilësuar si një “njeri pa ide dhe me çorape të grisura” që po synon të ngjallë idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore