Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vuçiç provokon, mbulon Kosovën me flamurin serb, Majko reagon ashpër dhe i kujton NATO-n

Vuçiç provokon, mbulon Kosovën me flamurin serb, Majko reagon

Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka provokuar së fundmi duke e mbuluar Kosovën me flamurin serb. Postimi i tij në Instagram për 17 mars në ditën kur nisën sulmet e NATO-s në vitin 1999 në Beograd kanë shkaktuar polemika të shumta.

Të menjëhershëm kanë qenë reagimet kundër tij nga Kosova, por edhe nga Shqipëria. Reagimi i parë në Shqipëri erdhi nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili ka qenë kryeministër në kohën e luftës së Kosovës.

“Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vuçiç, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shkruan Majko.

Më tej ministri shqiptar thekson se “sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga Instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”.

Presidenti serb i gjendur përballë presionit ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke mes dy shteteve fqinje, me këtë status është munduar të kapet pas nacionalizmave. Në postimin më të fundit të tij, Vuçiç shkruan për sulmet e NATO-s në 17 mars, duke e cilësuar si masakër, duke thënë se ‘Serbia nuk është e dobët”.

Vuçiç provokon, mbulon Kosovën me flamurin serb, Majko reagon

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon por nuk harron dhe nuk do të lejojë që një 17 mars të përsëritet sërish”, ka shkruar veç tjerash Vuçiç në Instagram.

Për këtë reagoi edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj. “Serbia po nxit propagandë urrejtje ndaj fqinjëve të saj. “Serbia nën sundimin autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda dhe urrejtja nxiten kundër fqinjëve. Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-atlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????????? ????? (@avucic)

 
 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore