
Ndodhej tek burgu “313” për aferën e inceneratorëve/ Kush ishte Enver Sheshi dhe akuzat që rëndonin mbi të
Ka ndërruar jetë nga arresti kardiak 59-vjeçari, Enver Sheshi i arrestuar për inceneratorin e Fierit.
Gazeta Shqip ka raportuar ditëne sotme se Sheshi ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT.
Bëhet me dije nga burime për mediat se Sheshi, ndodhej në burgun 313 dhe mendohet se si pasojë e infarktit, ndërroi jetë një orë pasi mbërriti në urgjencën e QSUT.
Sipas detajeve të bëra publike mësohet se Enver Sheshi doli nga ambientet e burgut rreth orës 16:15 dhe ndërroi jetë një orë më vonë në urgjencë.
Ndërkohë sjellim në vëmendje se Enver Sheshi, ishte i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 59-vjeçarit.
Enver Sheshi 59 vjeç ishte arrestuar më 16 nëntor për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë mes tyre edhe biznesmeni Arben Dervishaj. Enver Sheshi ishte administrator i kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k.
Për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi 11 urdhër-arreste, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Për 5 prej tyre vendimi u ekzekutua, teksa 5 të tjerë janë jashtë territorit të vendit. Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.
SPAK konsideroi se të 11 të akuzuarit, 5 prej të cilëve të arrestuar, ekziston rreziku i ikjes pasi mund të dënohen nga veprat penale për të cilët dyshohen, dhe për këtë arsye argumentohet caktimi i arrestit me burg për ta.
Administratorë firmash private që kanë marrë pjesë në skemë:
Arbër Denizi Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim)
Juri Ymeraj Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim)
Silvester Dreza (Në kërkim)
Enver Sheshi administrator i “Leli-17”sh.p.k (i arrestuar)
Robert Shabani përfaqësues ligjor i 'Best Services” sh.p.k, (i arrestuar)
Regan Merdani administrator i 'Froggy”sh.p.k, (i arrestuar)
Gentian Zifla, me administrator i 'Itneg”sh.p.k, (I arrestuar)


Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >



Bie sërish çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




