Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, a ishte ky mesazhi i Ilir Metës për të ngritur sëpatat?!

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, a ishte ky mesazhi i Ilir Metës për të

Elbasani në këto zgjedhje do të mbahet mend në memorien e shqiptarëve si qyteti u përgjak për zgjedhjet parlamentare.

Sot, qyteti ku i ngrit Normalja e parë e Arsimit shqiptar dhe ku shquhej traditat dhe për bashkëjetësën u trondit mu në zemër të tij nga vrasja e Pjerin Xhuvanit, një emër i njohur për të gjitha kampet e politikës, ish-drejtues i LSI e kandidat për deputet dhe më pas mbështetës i PDIU dhe i PS.

Gjithashtu u plagosën 4 persona të tjerë, në mes tyre ishte dhe një punonjëse e policisë, e cila sipas njoftimit zyrtar ndodhej aty për të parandaluar këtë krim të rëndë.

Ngjarja bëhet akoma më e rëndë, pasi autori i vrasjes është një shtetas që është bodigardi i numrit dy të PD-së, Gazment Bardhit, i cili kryeson listën e PD-së në qytetin e Elbasanit.

Elbasani është cilësuar prej kohësh si pika më e nxehtë e këtyre zgjedhjeve dhe se konfliktet e para u shënuan me përplasjen e militantëve të PD-së dhe PS-së në ditën e Verës, ku mes tyre ishte dhe Pjerin Xhuvani, apo dhe grushtet e kandidatit Boçi me njërin prej biznesmenëve të njohur të këtij qyteti. Por kjo ngjarje shënon kulmin e tensionit politik katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë këtyre ditëve janë regjistruar shumë ngjarje, si plagosja në qytetin e Kavajës në zyrën elektorale të PD-së, apo dhe ky incidenti me banderolën e LSI-së në qytetin e Fierit.

Pikërisht për ngjarjen e Fierit presidenti doli në një konferencë për shtyp nga Presidenca dhe ku bëri apel për të reaguar ndaj çdo provokimi apo tentative për blerjen e votës. Madje ai bëri dhe thirrje revolucionare duke i ftuar të gjithë që të reagonin, të mprihnin shpatat dhe sëpatat. Madje shkarazi ai përmendi edhe Elbasanin, duke nënkuptuar incidentin e 14 marsit në ditën e verës.

“Burrat e gratë e Mallakastrës, të Libofshës t’i mprehin sfurqet, kosoret e sëpatat e t’i kenë gati për ditën e diel se po u prek një votë e vetme se kështu do bëjë gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye Presidentin. Ata duan të krijojnë idenë, siç bënë në Elbasan atë konfliktin artificial dhe të krijohet ideja se LSI me porosi të Presidentit do të krijojë probleme dhe të prishë mitingun e PS-së në Fier. Ne e dimë shumë mirë se nga vijnë këto probleme, se kush e bëri Dibrën e Shijakun", tha Ilir Meta në konferencën për shtyp disa orë përpara se të ndodhte ngjarja në Elbasan.

Një deklaratë që nxit dhe prodhon shumë ngjarje dhe konflikte, pasi duke folur me figura të tilla, me sëpata dhe sfurqe, njerëzit mund të ndikohen duke nxitur akte të forta të dielën e 25 prillit.

Meta nuk preferoi të shkonte menjëherë në Elbasan për këtë ngjarje të rëndë, ashtu siç veproi për ngjarjen e rëndë të plagosjes së zyrtarit të PD-së në Kavajë. Madje ai pati edhe një koment të ftohtë për këtë ngjarje, duke u shprehur se “nuk mund të them asgjë për çështjen e Elbasanit. Nuk mund të flas pa pasur të qartë panoramën apo dinamikën e ngjarjeve. Dihet që Elbasani ka qenë dhe mbetet së bashku me Durrësin dy nga qarqet më problematike”.

Kjo retorikë e ashpër e kreut të shtetit dhe eksponentëve të caktuar të politikës, solli dhe ndërhyrjen e menjëhershme të SHBA-ve, e cila në një deklaratë të fortë për ngjarjen e Elbasanit veç partive politike, i jep një mesazh të qartë presidentit Ilir Meta.

“Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje - dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë - ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit - ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet - të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”, thuhet në reagimin zyrtar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore