Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vrasja e Azemit Hajdarit/ Pezull vendimi për Sali Berishën, Gjykata thërret dëshmitarët: Emrat nga Zenel Neza dhe tek ish-punonjësi i SHIK

Vrasja e Azemit Hajdarit/ Pezull vendimi për Sali Berishën, Gjykata

Prokuroria i ka dorëzuar gjykatës shkresat e adresave të shumicës së dëshmitarëve që priten të thirren për të dëshmuar në gjykate. Shumica e shkresave janë identifikuar nga ana e policisë së këtyre personave.

Gjykata vedosi të pranojë marrjen si prova shkencore 6 kaseta, dëshminë e Zenel Nezhës që është në Belgjikë, artikuj gazetash të marra nga mediat e shkruara dhe elektronike, 2 usb, pamje filmike të 98 te plagosurit, Neza me Haxhian.

Prokuroria kërkon marrjen e Ben Dollapaj, Agim Logo, mospranimin e Fetim Cakullit, Përparim Hykaj mos pyetet se ështe e pyetur me letërporosi, pranimin e Kujtim Hysos.

Trupa gjykuese e drejtuar nga Lazër Sallaku vendosi që të të pranojë kërkesën e prokurorit për marrjen e provave shkresore. Ndërsa për dëshmitarët raporti mjeko-ligjore i viktimës, procesverbalet e mbajtuar nga policia në vendngjarje akt-eksperimin e makinës. Letër-porosinë e pyetjes së Zenel Nezës në Belgjikë. Gjithashtu do të merret edhe deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha para ambasadas amerikane, apo materiale për postblloqet e ngritura nga policia pas ngjarjes, si dhe procesverbali i pyetjes se Jaho Mulosmanit në datë 6 maj 2001.

Izet Haxhia është dënuar si bashkëpunëtor nëe vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator 1998. Ndërsa dëshmitari Zenel Neza nuk është pyetur asnjëherë për këtë dosje.

Prokurori i çështjes tha përpara trupës gjykuese u shpreh se “duke çmuar se ështe i vetmi dëshmitar në këtë ngjarje çmoj qe ky shtetas te pyetet dhe të merret si dëshmitar pasi nuk i janë bërë pyetjet e duhura”.

“Pasi ai mund të jetë personi i vetëm që të njoh vrasësit e vërtetë dhe personat që kanë bashkëpunuar. Ky shtetas ka pasur hyrje dalje vitet e fundit nga sistemi Tims dhe përderisa ka hyre e dal së fundmi, nëse bëhet gjetja e tij është e mundur të paraqitet”, tha prokurori Dritan Nushi.

Ndërsa ka mbetur pezull çështja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku trupa gjykuese ka hezituar, pasi ka vendosur që të shprehet në një moment tjetër.

Nuk u pranuan si dëshmitar Jaho Mulosmani, Sali Lusha, Fatos Klosi, Dem Dollapi.  Kjo gjë u vendos edhe për  Ylli Rakipin, Shaban Meminë.  Gjykata pranon kërkesëe e Sali Lushës të mos merret dëshmitar pasi ka bërë sigurim padia. Ndërsa vendosi që Genc Hoti ish-punonjës i SHISH të pranohet kërkesa e prokurorit dhe të të merret si dëshmitar.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore