Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Vrasësi portugez i Ardian Nikulajt reagon në TikTok? "Po përdorni fotot e mia, por..."

Vrasësi portugez i Ardian Nikulajt reagon në TikTok? "Po

Detaje të reja janë bërë publike ditën e sotme nga vrasja e biznesmenit të njohur Ardian Nikulaj.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një nga autorët e dyashuar për ngjarjen e rëndë ka reaguar sëfundmi në rrjetin e tij social Tik-Tok.

Konkretisht bëhet fjalë për Ruben Saraiva, portugezi që akuzohet se ka ekzekutuar biznesmenin në Shëngjin.

Së fundmi, në Tik Tok, po qarkullojnë stause të personit që shihej teksa postonte nga Greqi dhe Portugalia. Ai ka ripostuar video nga udhëtimet me motor dhe mbi to u bën apel mediave shqiptare që të fshijnë fotot e tij, duke pretenduar kështu se nuk është i njëjti Ruben Saraiva që akuzohet për vrasjen e Nikulajt.

"U bëj thirrje mediave shqiptare të mos njollosin emrin tim. Ju lutem, çfarë po beni, nuk e di çfarë po thurni atje. Përshëndetje nga Greqi, unë nuk jam një kriminel. Ky është një fake neës, nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. Lajme të rreme, fotot e mia po kepërdoren nga mediat shqiptare,"- shkruhet në postimet e tij.

Nuk dihet nëse kjo është një llogari zyrtare e tij, pasi duket se adresa është hapur këto dy ditët e fundit.

Pra nuk vërtetohet me siguri që këto janë reagime zyrtare të të akuzuarit si ekzekutuesi i biznesmenit në Shëngjin.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore