Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vrasësi i kamerierit/ Si përfitoi Arjan Prenga nga Apeli i Shkodrës dhe e “groposi” Gjykata e Lartë

Vrasësi i kamerierit/ Si përfitoi Arjan Prenga nga Apeli i

Arjan Prenga është një personazh i njohur për Policinë. Ai rezulton i skeduar na databasen e Policisë si autor i një krimi të rëndë, edhe pse është arrestuar dhe liruar nga Drejtësia në Shqipëri.

Emri i tij ka qenë në listën e të kërkuarve, ndaj njësia FAST që merret me arrestimet e personave në kërkim e vuri sërish në pranga, duke e hequr kësisoj nga lista e të kërkuarve. Arjan Prenga është 34 vjeç dhe akuzohet për një vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2009 në Rrëshen, teksa vrau një kamerier, që ishte duke u kthyer nga puna.

Arjan Prenga., 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Krimi është kryer në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë për të cilët Drejtësia ka dhënë vendim. Por, në të gjithë këtë histori ajo që të bën përshtypje lidhet me fatin e Arjan Prengës. Sepse, në tetor të vitit 2009, disa ditë pas krimit ai është arrestuar bashkë me dy bashkëpunëtorët. Mekanizmat ligjorë, shtyrja e proceseve dhe plot “kleçka” që kanë ndodhur shpesh në Shqipëri i mundësuan lirinë.

Arjan Prenga në bashkëpunim me Tonin Ndoj Biba dhe Amarildo Ndoj ekzekutuan një adoleshent, që ishte duke u kthyer nga puna si kamerier në një lokal dhe qendër internet në Rrëshen. Sikurse u tha në atë kohë krimi ndodhi pas një konflikti të viktimës me vëllain e njërit prej autorëve. Dhe vendin e fjalëve e zuri arma.

Në njoftimin e saj për shtyp pas arrestimit këtë të shtunë, Policia shkruan se ai është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Lezhës, por çështja e dënimit ka përfunduar deri në Gjykatën e Lartë.

Në dosjen e Gjykatës së Lartë që disponon gazeta Shqip për këtë person dhe dy të tjerët e arrestuar dhe gjykuar më parë, kanë marrë dënimin në Lezhë, por me një kërkesë tjetër rekursi në shkallën e tretë të gjyqësorit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lezhës, Arjan Prenga është dënuar fillimisht me 21 vjet burgim, e cila bazuar në disa rrethana të krimit është lënë në 14 vjet heqje lirie. Por çudia ndodh në Apelin e Shkodrës, e cila e ka dënuar me vetëm 4 vjet heqje lirie, edhe pse akuza ka qenë e rëndë. Kundër këtij vendimi në 1 dhjetor të vitit 2011 ka ushtruar rekurs Prokuroria e Apelit po në Shkodër e cila kërkonte prishjen e vendimit.  

Pas shyqrtimit të çështjes Gjykata e Lartë vendosi dënimin e Arjan Prengës me 15 vjet burg, nga e cila duhet të kryente vetëm 10 vite për shkak të aplikimet të uljes së një të tretës së dënimit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore