
Vrasësi i dyfishtë kërkon amnisti/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-punonjësit të SHISH
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-punonjësit të SHISH, Marjan Rroku i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave. Në një letër-kërkesë të firmosur prej tyre dhe në të cilën janë përfshirë shumë nene të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, Marjan Rroku ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të ligjit për Amnistinë, që u miratua nga Kuvendi në muajin janar të vitit 2020.
Marjan Rroku, një emër që bëri jo pak bujë në kohën e kryerjes së krimit, por edhe më vonë e konsideron ligjin “Për dhënien e amnistisë” në papajtueshmëri me Kushtetutën, me pretendimin se kriteri ndalues i caktuar shprehimisht nga ky ligj për përjashtimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm cenon parimin e barazisë para ligjit.
Por përmes një vendimi me numër 74, të datës 3 korrik të vitit 2020, Kushtetuesja ka hedhur poshtë kërkesën e Marjan Rrokut, duke mos e kaluar në seancë plenare për shkak të mosplotësimit të të gjitha kritereve ligjore.
Por, me këtë vendim Kushtetuesja u ka dhënë zgjidhje edhe rasteve të tjera të të dënuarve me burgim të përjetshëm që do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me të njëjtin argument si Rroku për amnistinë.
Kush është Marjan Rroku
Marjan Rroku, dikur punonjës i SHIK-ut dhe ish-student i shkëlqyer i Fizikës, qëlloi me armën e shërbimit në mes të Tiranës, një vajzë dhe nënën e saj. Ngjarja ka ndodhur në muajin Mars të vitit 2001, kur Marian Rroku, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi” ekzekutoi Alda Canajn dhe nënën e kësaj të fundit.
Ngjarja tronditi rëndë opinionin publik në atë kohë për nga mënyra e ekzekutimit dhe numri i viktimave, për më tepër që vrasësi ishte person me pushtet profesional. Në atë kohë përflitej për një raport intim mes Marjanit dhe Aldës, ndërsa keqtrajtimi, xhelozia dhe përndjekja u folën si arsyet që 16-vjeçarja kishte shkëputur marrëdhëniet sentimentale me ish-punonjësin e ShIK-ut. Në 2001-shin familjarët, pas ankesave të vajzës për bezdisje të shpeshta, madje edhe me kërcënim arme, kishin ardhur me banim në kryeqytet, ku Alda ishte nxënëse në vitin e parë të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja.
Mediat thanë në atë kohë se Rroku nuk e ka pranuar dot këtë ndarje dhe pas shumë tentativash të dështuara për t’u rikthyer ka ekzekutuar gjimnazisten Alda Canaj bashkë me nënën e saj.
Pas arratisjes në SHBA, ekstradimi në Shqipëri
Marjan Rroku nuk ra në pranga për 13 vjet nga dita e kryerjes së krimit. Ai mundi të përfundojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend prej nga u ekstradua në shkurtin e vitit 2014. Ai madje kishte dërguar një raport për të apeluar ekstradimin në Shqipëri, ku ishte dënuar nga gjykata për vrasjen me paramendim të Alda Canajt dhe të ëmës së saj.
Një vit pas vrasjes së dyfishtë Rroku ishte dënuar me burgim të përjetshëm, ndaj procedurat e ekstradimit zgjatën disa vite edhe për faktin se ai ende nuk kishte rënë në prangat e policisë amerikane.
Por cila ishte lëvizja e Rrokut për të mos mbërritur në asnjë mënyrë në Shqipëri. Ai kishte dërguar në Byronë e Apelit të Emigracionit në SHBA një mocion për të ndalur ekstradimin. Motivi kryesor ishte se atij i rrezikohej jeta në Shqipëri, pasi mund të hakmerreshin familjarët e Aldës.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Si po përdoret kryeinspektorja e IKMT për interesat e Arben Relit
Historia e plotë >

Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut
Historia e plotë >



Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi

Kura anti Covid/ Mjeku shqiptar ofron shërim të plotë për tre ditë: Trump dhe Berluskoni kështu u shëruan

Pandemia dhe zgjedhjet, INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


