Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vota "tradhtare" e opozitës për Lindita Nikollën! Vangjel Dule apo Kryemadhi kush nga deputetët po "gënjen"

Vota "tradhtare" e opozitës për Lindita Nikollën!

Lindita Nikolla tashmë është kryetarja e parlamentit shqiptar e zgjedhur nga votat e mazhorancës dhe 2 vota na opozita. Në një llogaritje të thjeshtë matematikora mazhoranca kishte 77 vota me gjithë deputetët e PSD ndërkohë Nikolla u zgjodh me 79 vota.

Kush “tradhëtoi” nga opozita?

Opozita duket se ka edhe një problem tjetër, krahas atij të madhit që lidhet me përçarjen që solli përjashtimin e Berishës, ai lidhet me gjetjen e dy “tradhtarëve” që dhanë votën pro Lindita Nikollës për në krye të Kuvendit.

Për të shmangur firon e votave nga të vetët, Basha urdhëroi grisjen e fletëve të votimit nga demokratët pa i futur në kutinë e votimit, ndërsa aleatët votuan normalisht.

Ndërsa Rama përfitoi nga situata dhe nxori qesen duke mbledhur votat I cili krijoi një inat tek opozita, duartrokitje nga mazhoranca.

Në fund, pas numërimit, u konstatua se në kuti gjendeshin vetëm katër vota kundër. Më vonë, LSI deklaroi se ajo kishte dhënë 4 vota kundër Nikollës, po aq sa u gjenden në kuti.

Bazuar në llogari të thjeshta, dilte që “tradhtarët” ishin Nusret Avdullai dhe Vangjel Dule.

“Vota ime ishte kundër kandidaturës së zonjës Nikolli”, thotë Vangjel Dule.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar votën e 4 deputetëve të kësaj partie, kundër Lindita Nikollës për kryetare të re të Kuvendit.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili shprehet se kjo votë është përgjigja e vetme ndaj çdo farse.

“Votimi dhe vota kunder i te gjithe deputeteve te LSI per propozimin e rilindjes per kryetar kuvendi eshte pergjigja e vetme ndaj çdo farse!”, shkruan Vasili,

Por këtu nuk dalin llogaritë se me deklarim publik janë pesë vota kundër zgjedhjes së kryetares së re të kuvendit. Ndërsa në kutinë e votimit u gjetën vetëm katër vota kundër.

Kush po gënjen?

Të vërtetën e di vetëm ai që hodhi votën pro ndërsa kishte urdhër se do të votonte kundër. Tradhëtari tashmë është i qartë dhe gjendet në gjirin e LSI dhe Vangjel Dules pasi këta bën votim normal. Disa ditë më pare gazeta Shqip zbuloi se aleatët e bashes duan të krijojnë grupin e tyre parlamentar dhe ishte e vërtetë.

Tashmë opozita është më keq se kurrë një Bashë i vetëm pa Berishën në krah të cilin e përjashtoi, pa Monika Kryemadhin dhe me sa duket edhe aleatët të cilët u bën deputet me votat e PD po largohen./Gazeta Shqip

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore