Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

VKM e Teatrit ndau Gjykatën Kushtetuese, kush janë dy anëtarët që dolën kundër, zbardhen argumentet e tyre

VKM e Teatrit ndau Gjykatën Kushtetuese, kush janë dy

Shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ishin në një mendje sa i takon rrëzimit të ligjit special të miratuar në 2018-n për ndërtimin e Teatrit të ri, por dy prej tyre nuk ndajnë të njëjtin mendim si sa i takon vendimit për pezullimin e zbatimit të këtij ligji, para se të merrej vendimi i shpalljes antikushtetues të tij dhe as për trajtimin e VKM-së që kaloi pronësinë e Teatrit te Bashkia e Tiranës.

Gjyqtarët Altin Binaj dhe Elsa Toska thanë në mendimin e tyre të pakicës së në rastin e pezullimit të ligjit vendimi nuk merrte parasysh faktet, që pavarësisht se ai ishte në fuqi, ai nuk po zbatohej.

“Nga rrethanat konkrete të çështjes, procedura e parë për realizimin e projektit dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar e zhvilluar në bazë të dispozitave të këtij ligji, ka rezultuar e pasuksesshme. Ligji objekt shqyrtimi është ende në fuqi, pasi nuk ka dalë një ligj tjetër që ta ketë shfuqizuar atë. (shih paragrafin 26 i vendimit). Nga këto të dhëna, rezulton se ligji nr.37/2018 nuk po zbatohet, kjo u provua dhe gjatë gjykimit, ndaj dhe nuk plotësohet kriteri për aktualitetin e zbatimit”, thuhet në mendimin e pakicës.

Ndërsa për VKM-në kërkuan që ajo të trajtohej si vendim individual dhe ashtu si vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, që shembi godinën, edhe për këtë të shpallej moskompetenca e Kushtetueses. Sipas gjyqtarëve pakicë, shumica është sforcuar në arsyetimin e saj për ta cilësuar këtë VKM si të përgjithshme.

“Nga ky qëndrim i saj, ku pohon se “akti nuk ka karakter individual”, por nuk ndalet të analizojë dhe të pranojë nëse është akt normativ, pasi vetëm kjo kategori është brenda juridiksionit kushtetues, tregon qartë qasjen e sforcuar në arsyetimin e këtij argumenti konkret. Po ashtu, shumica shprehet: “...Edhe pse një akt mund të ketë në përmbajtjen e tij edhe rregulla që u drejtohen personave të veçantë, në mënyrën që i dallon ata nominalisht, vetëm ky fakt nuk mjafton që akti të marrë natyrë individuale në tërësinë e tij”. Edhe ky argument nuk është i plotë dhe brenda kontekstit konkret, pasi VKM-ja nr. 37/2020 nuk ka në përmbajtje vetëm subjektin individualisht të përcaktuar, siç trajtohet në paragrafin 10 të kësaj pakice, por ka edhe objektin konkret, si dhe ka shteruar në zbatimin e tij dhe për më tepër nuk ka pritshmëri për zbatimin në kohë e rrethana të papërcaktuara, edhe për të ardhmen. Kjo pasi është bërë kalimi i pronësisë dhe është plotësuar qëllimi për të cilin ajo kishte dalë”, argumentojnë gjyqtarët Altin Binaj e Elsa Toska.

VKM–ja sipas pakicës i plotëson në mënyrë kumulative të tria kriteret e të qenit individual, duke mos lënë hapësira të diskutueshme nëse duhet plotësuar një kriter ose tre që akti të konsiderohet individual.

“Efektet e këtij akti jo vetëm që shtrihen në subjekte të përcaktuara, por rezulton se ky akt i ka prodhuar tashmë efektet e tij, çka do të thotë se ka pasur një karakter shterues. Pasojat që do të vijnë më pas, që lidhen me ndërtimin e një godine të re me destinacion kulturor, mënyrën se si do të projektohet apo do të realizohet ajo, nuk mund të konsiderohen se i japin karakterin vazhdues VKM-së së kundërshtuar”, thotë pakica./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore