Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vjosa Osmani presidente? Kurti në tryezë me LDK-në, nis negociatat për të bindur partitë

Vjosa Osmani presidente? Kurti në tryezë me LDK-në, nis

Vjosa Osmani është kandidatja për presidente e mbështetur nga Vetëvendosja. Osmani u shkëput nga LDK dhe në zgjedhjet e fundit bashkëpunoi me VV-në e Albin Kurti, e cila i fitoi ato, duke krijuar një shumicë solide qeverisëse. Kushti i këtij bashkëpunimi politik është Kurti të jetë kryeministër dhe ajo presidente me mandat të plotë.

Kur mbeten edhe pak ditë nga konstituimi i Parlamentit të ri, Albin Kurti ka nisur negociatat për të arritur një marrëveshje me për një ccështje tjetër që ka mbetur pezull: zgjedhja e presidentit të ri të vendit. Këtë post po e mban Vjosa Osmani si ushtruesja e detyrës, duke qenë se ka pasur edhe postin e kryeparlamentares.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës me konstituimin detyrimisht "rrëzon" edhe Osmanin, e cila ishte kryetjara e këtij institucioni.

Takimin e parë Kurti e ka zhvilluar me partinë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, që tashmë ka një drejtues të ri si Lumir Abdixhiku. Në këtë takim ka qenë prezent edhe Osmani si bashkëdrejtuesja e koalicionit të ri qeveritar. Kreu i LDK ka qenë i shoqëruar nga Kujtim Shala.

LDK-ja nuk ka refuzuar që të diskutojë për formimin e institucioneve të reja. Posti i presidentit i është premtuar Osmanit, një politikaneje që deri dje ka qenë pjesë e LDK-së dhe ku duket se do të jetë arsyeja që kjo parti mos ta refuzojë këtë kandidaturë, si një sinjal afrimin e Osmanin.

Ndonëse LDK është partia më e goditur nga zgjedhjet e fundit, lideri i ri i kësaj partie u shpreh se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa parti të tjera politike të opozitës si PDK, AAK kanë dalë kundër kandidaturës së Osmanit.

Parashikohet që me konstituimin e Kuvendit të votohet edhe për formimin e qeverisë, ndërsa disa ditë më vonë të votohet për presidentin e ri të vendit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore