Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Viroza stine apo Covid? Këshillat e mjekëve për mjekimin që duhet të marrim

Viroza stine apo Covid? Këshillat e mjekëve për mjekimin që

Pandemia e koronavirusit sikurse në çdo rast tjetër kur ndodh një fenomen i tillë me përmasa globale, ka prodhuar infodemi, ku popullata gjendet e mbingarkuar me kaq shumë informacion sa nuk di ku të drejtohet.

Në Shqipëri, mjekimi për Covid po bëhet gjithnjë e më shumë debatues ku “lufta” më e madhe bëhet virtualisht, me komente dhe kundër argumente nga të dyja palët.

Ata që po e pësojnë në këtë rast janë pacientët ku përveç kostos marramendëse të mjekimit të Covid po përballen dhe me infodeminë që po shkaktojnë rrjetet sociale.

Në këtë periudhë vjeshte të dytë, në vendin tonë po qarkullojnë përveç koronavirusit dhe virozat e stinës, ndërsa gripi duket ende larg.

Viroza stine apo Covid? Këshillat e mjekëve për mjekimin që

Një temperaturë 38 gradë, një dhimbje grykësh apo ethe shpesh herë janë shenja të virozave të stinës por këto simptoma janë kaq të ngjashme dhe për virusin Covid-19.

Po si të dallojmë nëse kemi simptoma të virozave apo covid? Mjekët thonë se asnjë pacient nuk duhet të nisë vetë mjekimin apo të konsultohet me të tjerë përveç se me  mjekun e tij të familjes.

Ajo çfarë rekomandohet nga specialisti i qendrës shëndetësore janë analizat e gjakut që tregojnë nëse je i prekur nga virozat apo covid.

“Dy elementë tregues të Covid-19 janë neutrofilet dhe lymfocitet e ulëta si dhe një hemoglobinë e rritur tej normës. Po ashtu dhe leucocitet dhe ngarkesa virale siç njihet ndryshe PCR. Ndaj ne i rekomandojmë pacientit një grup analizash gjaku për të vërtetuar dyshimet tona. Por këto analiza nuk kryhen nëse ke thjesht një temperaturë të moderuar 38. Duhet parë ecuria në ditët në vazhdim”, thonë për “Shqip” mjekët specialistë.

Në rastet e virozave të stinës, mjekët thonë se para pandemisë gjithçka kalohej pa mjekim specifik, vetëm me qetësues. Vetëm në rastet e agravimit siç mund të jenë grykët e skuqura apo të infektuara dhe kolla, para mjekimit rekomandohej kryerja e grafisë së mushkërisë për të parë nëse pacienti ishte i prekur nga pneumonia.

Por sot gjithçka po bëhet mbrapsht. Të frikësuar nga sëmundja, pacientët rendin pa bërë analiza të marrin mjekimin sipas rekomandimeve të farmacistit e më keq akoma, duke këshilluar njëri-tjetrin.

Ekspertët e shëndetit publik bëjnë apel për më shumë kujdes me mjekimin,sepse çdo gjë ka kosto në shëndet.

“Pa konfirmuar diagnozën e saktë nuk duhet të jepet mjekimi. Pacienti duhet të jetë i qartë se çfarë ka dhe të ndjekë me rigorozitet skemën e mjekimit që jep mjeku specialist”, thonë burimet për “Shqip”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore