Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Vilat e Papulit janë kthyer në shqetësim për Bashën!

Vilat e Papulit janë kthyer në shqetësim për Bashën!

Ka disa kohë që në argumentet e përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës, në mes akuzave të ndërsjella është ngritur dhe çështja e “vilave të Bashës”.

Bëhet fjalë për dy vila ku kreu i opozitës dhe familja e vjehrrit të tij banojnë në një zonë rezidenciale të Tiranës, për të cilat edhe PD ka lëshuar kohë më parë një njoftim shtypi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është edhe kreu i fushatës së socialistëve për kryeqytetin, në disa dalje publike ka sulmuar Bashën për çështjen e vilave. Ai ka deklaruar  së në kohën e tërmetit dhe Pandemisë ku përgjithësisht shqiptarët janë ngushtuar ekonomikisht, kreu i opozitës ka dalë me fitim pasi ka dy vila një në qendër rezidenciale dhe një në bregdetin e Lalzit.

Basha nuk i është përgjigjur sulmeve të Veliajt, por ka thënë se e ka paditur për shpifje kreun e bashkisë Tiranë.

Dhe këtë pjesë, e ka përsëritur edhe një prej konferencave për shtyp në selinë e PD-së. Ajo që ka bërë përshtypje, është se pikërisht këtë pjesë të videos së konferencës ku flet për padinë ndaj Veliajt, PD e ka sponsorizuar në rrjetet sociale, pra ka paguar për ta shpërndarë atë artificialisht jashtë rrjetit të ndjekësve, ku normalisht një material arrin qasje.

Vilat e Papulit janë kthyer në shqetësim për Bashën!

Përse është shqetësuar Basha për këtë çështje, duke kërkuar një ndjekje përtej limitit të ndjekësve të tij në rrjetet sociale?

Partia Demokratike, në kohën e daljes së lajmit për vilat, ka bërë të ditur se familja e kreut të PD-së ka marrë një rezidencë me qira, pranë rezidencës së familjes së gruas së tij, pasi tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar pallatin ku jetonte pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

Nëse vërtetë, kjo është kështu siç thoshte PD, përse do të shqetësohet kreu i saj? Ka gjasa që nga ana e specialistëve të PR të opozitës, të kenë zbuluar se diskursi i Veliajt në takimet elektorale të ketë “ngjitur” në publik. Ndaj dhe ka synuar që të shpërndajë me pagesë një qëndrim, që në fakt nuk sjell ndonjë gjë të re.

Në fakt, në politikë dhe kudo në fushat e tjera, kur dikush synon të hiqet si puritan, duke akuzuar të tjerët për jetë luksoze dhe hiqet si dishepull i të varfërve, duhet që edhe vetë të jetë pjesë i mënyrës modeste të jetesës, fakt që duket nuk gjen terren tek personi i kreut të PD-së.

Ndaj dhe është shqetësuar për absorbimin e çështjeve të vilave nga publiku i gjerë. Dhe këtu ka të drejtë...

Pasi njerëzit presin që varfërinë e luftojnë më shumë, ata që e njohin dhe e kanë prekur këtë çështje dhe jo ta përdorin për shou.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore