Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

VIDEO/ Taulant Balla ngre dronin në 'Elbasan Arena' dhe nxit tifozët të thërrasin “Rama ik”

VIDEO/ Taulant Balla ngre dronin në 'Elbasan Arena' dhe nxit

Një inskenim i deputetit të PS, Taulant Balla në stadiumin “Elbasan Arena”, gjatë kohës që luhej sfida Shqipëri-Hungari, ka bërë që gjithë stadiumi të shpërthejë në thirrjet “Rama ik! Rama ik!”.

Njerëzit e sekretarit  të Përgjithshëm të PS-së, tashmë i shkarkuar, improvizuan ngritjen e një droni në stadium, me një banderolë ku shkruhej “Taulant Balla, Elbasani të do”.

Kjo banderolë u ngrit për të krijuar idenë se Balla ka mbështetjen e bazës së PS në Elbasan dhe për t’i çuar kështu një mesazh kryeministrit Edi Rama, i cili jo vetëm e shkarkoi Ballën nga numri dy i partisë, por e spostoi edhe nga Elbasani.

Por tentativa e Ballës për të treguar se ka mbështetjen e Elbasanit, u prit shumë keq nga mijëra tifozë, të cilët shpërthyen në thirrjet “Rama ik!”.

Siç mund të shihni edhe në videon e mëposhtme, menjëherë sapo shohin se çfarë shkruhet në banderolë, në stadium u dëgjuan thirrje në kor kundër Ramës dhe PS-së.

Me ngritjen e banderolës, Balla jo vetëm që politizoi një ndeshje futbolli, por u kthye edhe në kosto për PS-në, pasi ishte pikërisht ajo banderolë që provokoi dhe nxiti tifozët të thirrnin “Rama ik”.

"Shfaqja" u ndjek LIVE edhe nga vetë Taulant Balla, i cili shfaqet i qeshur në stadium nën shoqërinë e kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja.

Riformatimi i qeverisë së re, por edhe i strukturave të PS-së, e ka zhveshur Taulant Ballën nga pozitat që mbante.

Tashmë posti i sekretarit të Përgjithshëm i ka kaluar Damian Gjiknurit, ndërsa Balla u spostua edhe nga Elbasani, aty ku u përgjakën edhe zgjedhjet, pasi u vra me armë një person./Gazeta SHQIP

VIDEO/ Taulant Balla ngre dronin në 'Elbasan Arena' dhe nxitVIDEO/ Taulant Balla ngre dronin në 'Elbasan Arena' dhe nxit

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore