Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Video si nëpër filma/ Me kapuç në kokë dhe me bidon me benzinë në dorë, ndez çakmakun dhe i vë flakë lokalit në Tiranë

Video si nëpër filma/ Me kapuç në kokë dhe me bidon

Tetë ditë më parë u raportua një ngjarje ku një lokal kishte marrë flakë dhe ishte djegur duke pasur vetëm dëme materiale.

Ngjarje kishte ndodhur në një nga lokalet në zonën më të populluar të Tiranës, në rrugën “Myslym Shyri”.

Policia raporti pikërisht se ngjarja kishte ndodhur në natën e 14 majit rreth orës 23:25 në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku është konstatuar se ka vetëm dëme materiale në lokal.

“Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por një video e mbërritur të Gazeta “Shqip” zbulon se zjarri nuk ka qenë si pasojë ndonjë incidenti, por i qëllimshëm.

Video si nëpër filma/ Me kapuç në kokë dhe me bidon

Në pamjet që disponon redaksia e “Shqip” vihet re se një person i mbuluar me kapuç dhe me një maskë në fytyrë thyen xhamin e vetratës, kërcen dhe futet në ambientet e brendshme të lokalit dhe me një bidon në dorë derdh benzinën në tokë.

Video si nëpër filma/ Me kapuç në kokë dhe me bidon

Pasi përshkon dhe lag me benzinë të gjithë dyshemenë e lokalit, ai del përjashta dhe i ndez çakmakun dhe i vë flakën ambientit. Kjo mund të jetë ndonjë hakmarrje ose ndonjë një paralajmërim për “racket”. Deri tani policia nuk ka asnjë informacion konkret mbi këtë ngjarje apo të ketë arritur në ndonjë konkluzion mbi ngjarjen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore