Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

VIDEO/ Plagosja në degën e PD Kavajë, Ndriçim Jonuzi priti Bashën në lokalin e tij në fushatë: Nuk jam socialist, por demokrat i persekutuar

VIDEO/ Plagosja në degën e PD Kavajë, Ndriçim Jonuzi priti

Ndriçim Tahiri (Jonuzi) i cili u vu dje në pranga teksa po dilte nga xhamia, pas pagosjes së Bledi Oshtunit në degën e PD në Kavajë, ka qënë dhe është një militant i thekur i PD.

Në një video të shpërndarë prej tij, ai shprehet me tone të forta kundër Lulzim Bashës, i cili i ka mohuar kontributin e tij në favor të PD.

Sipas Jonuzit, ai vjen nga një familje e persekutuar, me babain e dënuar me vdekje për bombën në ish ambasadën sovjetike të përkthyer në vite burgu politik.

Teksa ndjehet i fyer për shkak se Lulzim Basha e ka cilësuar socialist, ai i kërkon kreut të PD që të pyësë ish krerët e kësaj partie në Kavajë, që nga Engjëll Cara e deri tek Halit Shamata ish ministër i Brendshëm, për kontributin e tij në këtë parti. Madje duke vënë në dizpozicion të fushatës gati me të gjitha shpenzimet dhe të lokalit që disponon.

Sa për ngjarjen e djeshme për të cilën nuk e ndjen veten aspak krenar, ai shprehet se kishte qënë një nga këta të rinjtë në PD që nuk dinë se çfarë është PD ata që i kanë prerë rrugën një nëne me shami që po shkonte në xhami.

Ndërkohë që në një video tjetër, ka qënë vetë Lulzim Basha gjate fushates per zgjedhjet vendore te vitit 2015 per kandidatin Engjell Cara, në lokalin e tij “Kebab Hallall”, kuptohet pa kamera takimi brenda, ku duket në dalje vetë Ndriçim Jonuzi, një veprimtar i vjetër i PD në Kavajë, i cili e ka përcjellë kreun demokrat deri tek dera!

Nga ana tjetër Ndriçim Jonuzi, si një person problematik në Kavajë, është është arretsuar për llogari të  Interpol Roma, më 2014 i dënuar me 8 vjet burg për vrasje nga pakujdesia dhe e ka kryer dënimin në Shqipëri.

Ka qenë më herët një militant i PD dhe i njohur për akte të dhunshme. Vite më parë  ai plagosi shoferin e ish deputetit socialist Ejup Tabaku, Arjan Biturkun, i cili vuan ende pasojat e asaj plagosje në fyt.

Më pas ai ka qenë përkrahës i Ëngjëll Carës edhe në fushatën e vitit 2015. Ndërkohë që ditën e djeshme në fillim Lulzim Basha dhe më pas Ilir Meta e cilësuan Jonuzin një eksponent të PS i cili kishte plagosur një të PD, duke potizuar situatën.(TemA)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore