Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Video/ Përplasje me policinë në mes të Tiranës

Video/ Përplasje me policinë në mes të Tiranës

Një përplasje e fortë ndodhi ndërmjet policisë dhe disa personave mbrëmjen e së dielës në Tiranë, përballë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Në orën 23:10 minuta forca të shumta policie po përplaseshin me një shtetas, i cili nuk pranonte dhe refuzonte policinë që të hipte në makinë për t’u shoqëruar në komisariat.

Familjarët dhe banorë të shumtë kanë dalë në rrugën kryesore të Tiranës, duke bllokuar trafikun dhe duke debatuar ashpër me policinë.

Në videon e mbërritur në redaksinë  e Gazeta “Shqip” vihet re se personi shan dhe bërtet me të madhe dhe madje dhe në adresë të disa personave të tjerë, që siç duket kanë qenë edhe arsyeja e ndonjë konflikti që ka alarmuar policinë.

Shtetasi në këtë video po debaton me uniformat blu dhe madje bën rezistencë duke mos pranuar që t’i bindej uniformave blu.

Disa punonjës të policisë në pamundësi që të shmangin ndonjë përplasje thërrasin në ndihmë forcat Shqiponja. Pas këtij apeli, menjëherë katër apo pesë makina policie kanë qenë prezent pranë stadiumit Dinamo.

Pas gjysmë ore gjithçka është mbyllur, ku policia e ka hipur në makinë personin që donin ta arrestonin dhe se më pas janë shpërndarë banorët e zonës.

Nuk dihet shkaku i këtij konflikti të së dielës, pasi policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar mbi këtë incident që shkaktoi bujë dhe panik në orët e vona të natës në kryqëzimin e quajtur te Shushica në Tiranë.

Video/ Përplasje me policinë në mes të Tiranës

Video/ Përplasje me policinë në mes të Tiranës

Video/ Përplasje me policinë në mes të Tiranës

Video/ Përplasje me policinë në mes të Tiranës

©Copyright Gazeta Shqip

 

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore