Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Video/ Artan Hoxha nxjerr blof Berishën: Nuk kishe shanse të merrje me vete Fatmir Haklajn!

Video/ Artan Hoxha nxjerr blof Berishën: Nuk kishe shanse të merrje me

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka reaguar ndaj intervistës së ish-kryeministrit Sali Berisha sa i përket vrasjeve të bujshme në Tropojë, duke folur edhe për vrasjen e ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari në Tiranë përpara selisë së PD-së.

Në emisionin “Opionin”, Berisha deklaroi se në mitingun e Tropojës në vitit e trazirave 1997-ës do të merrte me vete edhe Fatmir Haklaj. Por kjo është kundërshtuar nga ana e gazetarit Hoxha, i cili shprehet se ky ishte një lapsus i ish-kryeministrit Berisha. Ai gjithashtu i publikon dhe një video të mitingut të Tropojës.

Ai thekson se Berisha në atë mitingun do të merrte me vete një nga familja Halkaj nga Tropoja në Tiranë.

Postimi plotë i Artan Hoxhës

Një nga “lapsuset” e bëra në rrëfimin e djeshëm ne emisionin Opinion.

Berisha deklaroi se donte të merrte me vete gjatë mitingut ne Bajram Curri në qershor 1997, Fatmir Haklajn... Jo doktor, nuk kishe asnjë shans te merrje Fatmir Haklajn, sepse Fatmiri atë ditë nuk ndodhej fare në Tropojë. Për fat të mirë Fatmir Haklaj nuk do të ndodhej atë ditë ene Bajram Curri, në të kundërt historia e atij mitingu do të kishte qene tragjike.

Një ditë më parë, Fatmiri, kishte rënë në pritë në urën e Milotit, ndërsa udhëtonte drejt Tropojës me djalin e xhaxhait te tij, ndihmësgjyqtarin e gjykatës Skrapar, Sokol Haklaj, me mikun e tij Agron Gjyriçi dhe me truprojen e Azem Hajdarit, Ibrahim Rustemi, oficer në Gardën e Republikës.

Gjatë pritës ne Milot, mbeten të vrarë Sokol Haklaj dhe truproja i Azemit, Ibrahim Rustemi, ndërsa Fatmiri dhe Agroni mbijetuan. Fatmir Haklaj nuk ndodhej në Tropojë, sepse ishte duke transportuar kufomat e atentatit të Milotit. Fatmir Haklaj mbërriti në Tropojë, pasi presidenti Berisha, ishte larguar...

Nga kaseta e publikuar në emisionin Xhungel në dhjetor 2007, dëgjohet qartë që Berisha ka kërkuar të marre me vete një nga vëllezërit Haklaj, të cilin në fakt eskorta që e shoqëronte presidentin nuk mundi dot t’i afrohej.

Por nuk është Fatmiri Doktor, është Shkëlqimi, i cili pikërisht për këtë ngjarje, u vra 6 muaj më pas, në pritën e Qafe Luzhës, bashkë me kunatin e Fatmir Haklajt, Artur Demiri, më 5 janar 1998....

Dhe pikërisht për të sqaruar se nuk kishte gisht në vrasjen e Shkëlqimit, Azemi, thirri në zyrën e tij, në godinën e PD-se, më 2 shtator 1998, plakun e Haklajve, Muharremin. Duke i kërkuar që të bisedojë me djemtë dhe t’i kthejë përgjigje pas 10 ditësh, saktësisht më 12 shtator 1998, ditën kur Fatmir Haklaj, e vrau bashkë me truprojen e tij, Besim Çera, para selisë së PD-së...

Më poshtë video

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore