Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vettingu i përjashtoi nga sistemi/ SPAK i sekuestron pasurinë Shkëlzen Selimit dhe dy ish gjyqtarëve

Vettingu i përjashtoi nga sistemi/ SPAK i sekuestron pasurinë

SPAK nis sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve të rrëzuar nga procesi i Vettingut. Në njoftimin e dhënë, bëhet e ditur se SPAK ka sekuestruar pasurinë e gjyqtarit Shkëlzen Selimi. Ndaj bëhet fjalë se janë sekuestruar pronat të paluatjshme në zonën e Vlorës.

Gjithashtu SPAK ka bërë të ditur se ka sekuestruar pasuritë e paluatjshme dhe ndaj dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe Fatos Lulo.

Gjyqtari Selimi u shkarkua dhe për lidhjet e tij me krimin

Më 30 Korrik 2018, gjyqtari i gjykatës së Lartë, Selimi u shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. 

Ai ishte gjyqtar i lartë që nga viti 2011 dhe iu nënshtrua procesit të vetingut si pjesë e listës prioritare për shkak të postit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Pasuria e tij familjare u rrit nga 1.6 milionë lekë më 2003 në 58.5 milionë lekësh dhe ngrinte pikëpyetje të mëdha, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk u përqendrua shumë te pasuria por te raportet e shumta të siguruara nga brenda dhe jashtë vendit për lidhjet e gjyqtarit me organizata kriminale. Sipas Reporter, ndërkombëtarët e ONM-së në vitet 2010-2012 subjekti ka përdorur një makinë në emër të shtetasit A.Sh, i cili është dhe shoferi i Arben Isufajt – i njohur gjithashtu si Ben Qimja. Subjekti sipas KPK-së  ka pasur kontakte të papërshtatshme me Arben Isufajn, i cilësuar si anëtar i krimit të organizuar.

Edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, institucionit shqiptar që përpunon të dhënat sekrete të shtetit, raportoi në Komision një listë të gjatë me të dhëna që tregonin lidhjet e gjyqtarit me krimin.

Në raportin e saj Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka cilësuar gjyqtarin Selimi si të ‘papërshtatshëm’ për shkak të një seri kontaktesh jo rastësore me përfaqësues të krimit të organizuar dhe dyshime për përfshirje në korrupsion pasiv në më shumë se një rast, duke e cilësuar gjyqtarin si “një person me tendenca për përfshirje në veprimtari kriminale’ ose ‘që mund te vihet nën presion nga krimi i organizuar.”

Selimi u shkarkuar përfundimisht në shkurt të vitit 2019, pas vendimin final të Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Ai ishte edhe gjyqtari që kishte në dosjen e tij edhe vendimin e ngjarjes së Gërdecit.

Vendimi u deklarua nga trupa e shkallës së dytë të Vetingut me kryesues Sokol Çomon, relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 7.5.2020 regjistroi procedimin penal nr.137 për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal.


Duke qënë se shtetasit Fatos Lulo (ish – gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë), janë hetuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 257a/a/2 të Kodit Penal, dhe për këtë arsye në bazë të nenit 3/1, gërma (d), të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ata janë dhe subjekte të këtij ligji.

Nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që këta subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesat përkatëse për sekuestrimin e pasurive në zotërim/pronësi të këtyre tre subjekteve.

I. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.7, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

II. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

III. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.10, datë 23.4.2021:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur, masën e sekuestros mbi pasuritë në pronësi/zotërim të shtetasit Shkëlzen Selimi, si vijon:

1. 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.
3. 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore