Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vendimi/ Rama iu paguan këshilltarëve dhe ndihmësve faturat telefonave

Vendimi/ Rama iu paguan këshilltarëve dhe ndihmësve faturat

Shteti do t’i paguajë nga arkat e tij faturat e telefonit për të gjithë këshilltarët, analistët dhe ndihmësit e kryeministrit Edi Rama. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga qeveria që parashikon që faturat mujore të bisedave telefonike të mos jenë më shumë 70 mijë lekë të vjetra në muaj.

Për të realizuar një gjë të tillë qeveria ka ndryshuar vendimin e 2020 për  “Për pajisjen me numër telefoni celular të funksionarëve publikë”,

“Në fund të pikës 6, të vendimit nr. 673, datë 2.9.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas funksionit “zëvendësministër”  shtohen funksionet “këshilltar/analist/ndihmës”, në kabinetin e Kryeministrit, dhe “drejtor departamenti” në Kryeministri. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në VKM në dhjetor 2020, por që u publikua vetëm më 11 shkurt në Fletoren Zyrtare.

Sipas kësaj VKM-je, shtohen dhe analistët dhe drejtorët e Departamentit vihen në rangun e lartë të zv.ministër që gëzojnë të drejtën këtij shërbimi që mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 7 000  lekë në muaj.

Sipas këtij vendimi të miratuar biseda pa limit përfitojnë presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa kategoria tjetër e zyrtarëve nga 4 mijë deri 40 mijë lekë. Më poshtë renditja sipas kategorive dhe titullarët që përfitojnë.


EMËRTESAT E FUNKSIONARËVE PËRFITUES

Biseda pa limit

Presidenti i Republikës

Kryetari i Kuvendit

Kryeministri

Kryetari i Gjykatës së Kushtetuese

Përfitojnë 40 000 lekë/muaj

Kryetar i Gjykatës së Lartë

Prokuror i Përgjithshëm

Drejtues i SPAK/Byro Hetim

Përfitojnë 20 000 lekë/muaj

Avokati i Popullit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Zëvendëskryetar i Kuvendit/

Zëvendës/kryeministër

Ministri

Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Titullar i institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Kryetar i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë

Për fitojnë 10 000 lekë/muaj

Sekretari i Përgjithshëm në institucionet Presidencë, Kuvend, Këshillin e Ministrave Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit si dhe çdo funksionar në nivel politik ose në nivel drejtues i barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky funksion. Në këtë kategori përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar në kabinetin e titullarit” që kanë pagë të këtij niveli.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

Anëtarë të Gjykatës së Lartë/Gjykatës Kushtetuese

Komisionerë dhe gjyqtarë të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Përfitojnë 7 mijë lekë në muaj

Zëvendësministrat, këshilltar/analist/ndihmës”, në kabinetin e Kryeministrit, dhe “drejtor departamenti” në Kryeministri

Përfitojnë 4 000 lekë/muaj

Sekretari i Përgjithshëm në ministri

Magjistrat në strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në sistemin e akuzës dhe gjykatave. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme si dhe çdo funksionar në nivel drejtues i barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky funksion. Në këtë kategori përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar në kabinetin e titullarit” apo ”zëdhënës shtypi në kabinetin e titullarit”, që kanë pagë të këtij niveli.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore