Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vendimi i Gjykatës/ Faik Buci bashkëpunoi me djalin për atentatin ndaj Mishel Prelës, çmontoi pistoletën ku u qëllua aktori

Vendimi i Gjykatës/ Faik Buci bashkëpunoi me djalin për atentatin

Faik Buci i arrestuar pak ditë më parë për vrasjen e vajzës së tij Eglantina Buci, është dënuar nga gjykata e Tiranës për një tjetër krim të kryer në bashkëpunim me djalin e tij Shkëlzenin. Bëhet fjalë për atentatin ku mbeti i plagosur aktori Mishel Prela, që sipas këtij vendimi 65-vjeçari Buci është dënuar me 1 vit heqje lirie për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për shkak se procesi në ngarkim të Faik Bucit është zhvilluar me gjykim të shkurtuar ai është dënuar përfundimisht me 8 muaj heqje lirie. Në sajë të hetimeve ka rezultuar se Faik Buci çmontoi pistoletën me të cilën djali i tij qëlloi ndaj Prelës 3 vite më pare pranë shkollës “Partizani” në kryeqytet. Për këtë ngjarje togat e zeza kanë dënuar me 18 vite heqje lirie, Shkëlzen Bucin pasi akuzohet se qëlloi Prelën me pistoletë.

Sipas hetimeve ka rezultuar se, 35-vjeçari bashkëpunoi me shokun e tij të ngushtë për të realizuar atentatin, person i cili pas arrestimit pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke zbardhur edhe vrasjen e Eglantina Bucit në 2012-tën.

Vendimi i Gjykatës/ Faik Buci bashkëpunoi me djalin për atentatin

Në dëshminë e tij ai ka treguar se, 23-vjeçarja është ekzekutuar nga vëllai i saj, Shkëlzeni dhe më pas trupi i pajetë është hedhur në Malin me Gropa. Më pas hetuesit kanë gjetur edhe eshtrat e të ndjerës që pas krahasimit të analizave të ADN-së me nenën e saj, rezultoi se bëhej fjalë për 23-vjeçaren. Tashmë prokuroria e Tiranës akuzon Faik e shkëlzen Bucin si autor të vrasjes së Eglantina Bucit. Në sajë të hetimeve ka rezultuar se krimi është kryer nga Shkëlzen Buci me urdhër të babait të tij për shkak se nuk pranonin lidhjen e vajzës së tyre me një djalë.

Vendimi i Gjykatës/ Faik Buci bashkëpunoi me djalin për atentatin

Çmontimi i pistoletës, vendimi

Në vendimin e siguruar nga Gazeta “Shqip” jepen detajet në lidhje me këtë ngjarje. Gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara në funksion të këtij procedimi penal, i është marrë deklarim të pandehurit Faik Buci, i cili në deklarimet e tij ndër të tjera ka shpjeguar se: “Kur ka qenë në banesën e tij, ai kishte shkuar për të marrë një kaçavidë me qëllim për të rregulluar freskuesen dhe tek çanta ku ai mbante veglat, kishte parë një pistoletë TT, të cilën e kishte marrë dhe e kishte çuar brenda në shtëpi e kishte çmontuar dhe e ka lënë mbi tavolinë, kjo pistoletë kishte brenda edhe karikatorin dhe disa fishekë. Më pas kishte shkuar policia e cila e kishte pyetur nëse ai kishte sende të kundraligjshme në banesë dhe ai është përgjigjur se kam një pistoletë të cilën e kishte vendosur mbi tavolinë.

Më pas policia kishte sjellë brenda në banesë edhe djalin e tij të quajtur Shkëlzen Buci, i cili kishte pranuar se: “Pistoleta e cila u gjet në banesë ishte e tij”.

Vendimi i Gjykatës/ Faik Buci bashkëpunoi me djalin për atentatin

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore