Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vendimi i fundit i “Rama 2”, ndryshoi marrëveshjen me Pfizer për vaksinat

Vendimi i fundit i “Rama 2”, ndryshoi marrëveshjen me Pfizer

Vendimi i fundit i Qeverisë Rama 2 ishte ndryshimi i kontratës së nënshkruar me kompaninë Pfizer për furnizimin me vaksina anti-Covid.

Vendimi është marrë në datën 13 shtator, pra në të njëjtën ditë kur Kuvendi u mblodh pasdite për të zgjedhur sekretariatet dhe drejtuesit e Komisioneve të përhershme parlamentare. Në mbledhje ka marrë pjesë vetë Kryeministri Edi Rama, që ka firmosur VKM-në në fjalë.

Ashtu si edhe vetë marrëveshja, edhe ndryshimet që ajo pëson pas këtij vendimi të Qeverisë nuk do të bëhen publike nën argumentin se “sekretit tregtar”, që më herët Rama ka deklaruar se është kërkesë e kompanisë Pfizer.

“Ndryshimet në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, bashkëlidhur këtij akti normativ, për shkak të sekretit tregtar, nuk do të publikohen në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare”, thuhet në VKM.

Marrëveshja me Pfizer është nënshkruar që më 18 janar të këtij viti, ku për palën shqiptare ka firmosur Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Rindërtimit.

Pavarësisht se ajo klasifikohet sekret tregtar dhe nuk duhet të botohet, detaje nga kjo marrëveshje, ku Shqipëria blen një dozë për 12 dollarë, ose 24 dollarë dy doza, që përbëjnë aktualisht vaksinimin e plotë me Pfizer. Nga marrëveshja e pandryshuar Shqipëria përfitonte 500 mijë doza Pfizer. Mbeten mister se ku konsistojnë ndryshimet e kontratës, por së fundmi, ministrja Ogerta Manastirliu tha se së shpejti do të lidhet një kontratë e re me Pfizer për 500 mijë doza vaksinash.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore