
"Ata që kishin vdekur nuk..."/ RRËQETH banori pas aksidentit të rëndë në Bulqizë: Erdha me elektrik për të parë nëse...
Një aksident i rëndë ka ndodhur një natë më parë në rrugën e Arbrit ku tre persona kanë mbetur të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur.
Teksa mëngjesin e sotëm po hiqen nga rruga e makinave të përfshira në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në aksin Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë, njëri prej banorëve të zonës tregon se pasi kishte marrë vesh për aksidentin, ai së bashku me dy persona të tjerë kishin shkuar për t’u përpjekur të ndihmonin, por nuk kishin arritur të bënin gjë për personat që ndërruan jetë.
“Erdha me elektrik për të parë nëse kishte një njeri që duhej ndihmuar. Por ata që kishin vdekur nuk i nxirrja dot sepse ishin poshtë makinës. Në këtë rrugë, makinat ecin me shpejtësi shumë të lartë. Në momentin kur e morëm vesh për aksidentin, unë së bashku me dy miqtë e mi dolëm për të ndihmuar por nuk mund të bënim gjë. Përplasja ishte shumë e fortë”-tha banori.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi, kjo edhe për faktin se është një segment që është në ndërtim. Në natën e ndërrimit të viteve, po në aksin Bulqizë-Maqellare, shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, ndërroi jetë edhe 24-vjeçari Yllson Tasha.
Viktimat:
1. Kujtim Istrefi ( Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)
2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)
3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)
Të plagosur:
1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
2. Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)
4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër)



Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >



Bie sërish çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




