Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare Mbretëresha e

Ka mbyllur sytë përgjithmonë sot monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II.

Mbretëresha Elizabeth, 96 vjeç dha frymën e fundit në pallatin Balmoral, një nga më preferuarit e saj.

Familja mbretërore u gjend pranë saj menjeherë, qëkur pallati Bakingam në një deklaratë të pazakontë lajmëroi se shëndeti i saj nuk ishte i mirë dhe duhej të mbikëqyrej vazhdimisht nga mjekët.

Princi Charles i cili do ta pasojë atë në fron, ishte ndër të parët që mbërriti në kështjellën Balmoral në Skoci, për t’u ndjekur më pas nga gjithë mbretërorët e tjerë.

Tani trishtim dhe lot shihen në sytë e të gjithëve, me qindra vetë ishin mbledhur prej orësh jashtë pallatit Bakingam të shqetësuar për shëndetin e mbretëreshës së tyre, që tashmë nuk do të jetë më mes tyre.

Që prej vitit 1952, ajo ka kaluar shtatë Papë, 14 presidentë amerikanë dhe 15 kryeministra britanikë, ndërsa ka pasur vetëm një monark britanik.

Mbretëresha Elizabeth II ka mbretëruar për 70 vjet, më gjatë se çdo monark britanik në histori dhe çdo monark aktual në botë, ndërsa ishte  ishte vetëm 25 vjeç kur u ngjit në fron.

Tashmë me ndarjen e saj nga jeta, Princi i Uellsit i cili është djali më i madh i Mbretëreshës qëndron i i pari në radhën e fronit, ai do të kurorëzohet mbret.

Më 29 korrik 1981 ai u martua me Lady Diana Spencer, e cila u bë Princesha e Uellsit. Çifti kishte dy djem, William dhe Harry. Ata u ndanë më vonë dhe martesa e tyre u zgjidh në vitin 1996.

Më 31 gusht 1997, princesha u vra në një aksident automobilistik në Paris. Princi Charles u martua me Camilla Parker Boëles më 9 prill 2005.

Një ditë pas vdekjes së mbretëreshës parashikohen të zhvillohen disa formalitete, duke përfshirë mbledhjen e parlamentit me mbretin e ri, djalin e Mbretëreshës Elizabeth, Charles, pas kësaj puna parlamentare gjithashtu do të pezullohet për 10 ditë.

Në ditën e dytë pas vdekjes së saj, arkivoli do të kthehet në Pallatin Buckingham.

Në ditën e tretë, Mbreti i ri Charles do të fillojë turneun e tij në Mbretwrinw e Bashkuar duke filluar nga Skocia, duke mbërritur në Irlandën e Veriut në ditën e katërt.

Në këtë ditë thuhet se do të ketë një procesion të arkivolit nga Pallati Buckingham në Pallatin e Ëestminsterit dhe do të ketë një shërbim në Ëestminster kur të arrijë arkivoli.

Gjatë këtyre ditëve trupi i mbretëreshës do të mbahet në pallatin e Ëestminsterit.

Në ditën e gjashtë thuhet do të ketë një funeral shtetëror dhe të nesërmen Charles do të udhëtojë në Uells për të marrë një tjetër mocion ngushëllimi në parlamentin e Uellsit dhe për të marrë pjesë në një shërbim në Katedralen Liandaff në Cardiff.

Në ditën e 10 Funerali i mbretëreshës do të bëhet në Ëestminster Abbey me procesione në Londër dhe Ëindsor .

Sipas protokollit  mbretëresha do të varroset në memoralin e kështjellës së Mbretit Xhorxh VI.

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë gjithashtu një Ditë Kombëtare Zie.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore