
Vdekja e tregtarit të armëve në Tiranë/ Polonia vihet në lëvizje, kontakton qeverinë shqiptare për detajet e hetimit
Pas ndarjes nga jeta në Shqipëri, si pasojë e një arresti kardiak e tregtarit të armëve Andrzej Izdebski, qeveria polake ka hyrë në kontakt me qeverinë shqiptare për të mësuar për detajet e hetimit.
Kryeministri Polonisë Mateusz Moraëiecki në një konferencë për mediat u pyet për këtë çështje e kthyer tashmë në një mega-skanal pasi Andrzej Izdebski premtoi gjetjen e 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë por nuk mundi ti sigurojë ato gjatë nisjes të pandemisë Covid19.
“Nga informacionet që unë kam zëvendës kryeministri është vënë në kontakt me qeverinë shqiptare. Kjo ka ardhur pas një kërkese të familjes. Jemi duke u konsultuar me palën shqiptare. Të gjitha informacionet që ngrinin dyshime janë ndarë me familjen e të ndjerit dhe qeverinë shqiptare“, shprehet kryeministri polak.
Kreu i qeverisë polake nuk dha detaje të tjera se çfarë bashkëpunimi ka kërkuar nga qeveria shqiptare, në një kohë kur raporti policisë së shtetit dhe autopsia mjeko-ligjore kanë mbërritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, transmeton TCH.
Sipas medias polake, 13 ditë pasi Andrzej Izdebski u gjet pa jetë trupi i tij u kthye në Poloni dhe familja vendosi ta kremojë pranë varrezave të qytetit Lodz. Tomorr Baruti administrator në pallatin ku jetonte me qira Andrzej Izdebski, i tha gazetës polake Fakt se “ në 20 Qershor, pasi nuk mundën të hapnin derën e apartamentit me çelës nga jashtë, hyri në atë banesë nga dritarja bashkë me një zjarr-fiks dhe e gjetën 73-vjeçarin të pajetë në krevat”. Andrzej Izdebski mori me vete në botën tjetër misterin se ku shkuan miliona dollarë që ai u parapagua prej qeverisë polake për blerjen e respiratorëve.



E RËNDË! Vritet me thikë një person në Maliq, detajet e para
Historia e plotë >


Sot protestohet sërish për Jonadën! Qytetarët paralajmërojnë përshkallëzim
Historia e plotë >


Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EMRI/ 10-vjeçari u vra aksidentalisht me armë nga xhaxhai, dalin DETAJET...
Historia e plotë >
EMRAT/ U konfliktua me fqinjin dhe humbi jetën nga goditja me thikë, ja ...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet, ja sa do shitet karburanti nga sot

Alarmi/ Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Vetëm Durrësi me zënie të kapaciteteve hoteliere mbi 90%, më dobët bregdeti i Himarës
Aktualitet

TRAGJIKE në Shkodër! Po luante me armën, ndërron jetë 10-vjeçari
Historia e plotë >


